Cilat janë martesat që nuk mund të funksionojnë - Bota Sot
Cilat janë martesat që nuk mund të funksionojnë

Seksi

Cilat janë martesat që nuk mund të funksionojnë

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 09:35
Foto

Një studim i cili ka zgjatur plot 13 vite doli në përfundimin se bashkëshortët me diferencë të madhe në moshë kanë shumë më pak gjasa që të kenë një martesë të lumtur.

Bashkë-autorja e studimit, Dr Terra McKinnish, tha për “The Independent” se në studim ishin marrë dhjetëra çifte australiane, teksa shtoi se rezultatet janë jo surprizuese dhe të pritshme.

Studiuesit zbuluan se çiftet që kanë diferencë të vogël në moshë bien dakord për vendime të rëndësishme, si koha e duhur për të pasur fëmijë dhe shpenzimet, si dhe janë më të përgatitur për të përballuar periudha krize sëbashku, siç mund të jenë problemet e papritura ekonomike. Këto arsye i bëjnë ata që të jenë më të përshtatshëm për njëri-tjetrin për një periudhë më të gjatë kohore.

Nga studimi u zbulua gjithashtu se meshkujt e martuar me gra më të reja në moshë ishin më të lumtur, ndërsa nga ana tjetër meshkujt e martuar me gra më të mëdha ishin më pak të lumtur me martesën e tyre.

Ajo që i surprizoi autorët e këtij studimi ishte fakti se gratë që ishin martuar me meshkuj më të mëdhenj në moshë ishin shumë të pakënaqura, në krahasim me ato që kishin bashkëshortë më të rinj. Studimi tregoi gjithashtu se, si meshkujt ashtu edhe femrat, preferonin një bashkëshort më të ri në moshë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...