Unë dhe partneri im bëmë vetëm një gjë për të përmirësuar jetën seksuale

Seksi

Unë dhe partneri im bëmë vetëm një gjë për të përmirësuar jetën seksuale

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 22:26
Ilustrim

Një shprehje e urtë popullore thotë se dhoma e gjumit duhet të jetë për dy gjëra: gjumë dhe seks. Unë mendoj se këtu duhet përfshirë edhe kujdesi personal, pasi disa nga netët më të këndshme "unë" të jetës sime kanë kaluar edhe në shpenzimin e kohës nën çarçafë - lexim, shkrim, meditim, etj. I fejuari im shton gjithashtu se në këtë listë duhet theksuar edhe mëngjesi në shtrat, pasi nganjëherë, kur dikush nga ne zgjohet i pari, ne duam ta surprizojmë tjetrin duke ia çuar mëngjesin në krevat, një omletë dhe një mimozë e freskët (mund të keni edhe ekstra, e di). Por një gjë shumë të rëndësishme që kemi zbuluar gjatë gjithë marrëdhënies sonë gjashtëvjeçare është diçka që përfundimisht nuk i përket dhomës së gjumit - media sociale.

Në fakt, ne kemi bërë një pakt dhe kemi vendosur që telefonin dhe çdo gjë elektronike do ta lëmë plotësisht jashtë dhomës sonë.

Kur vendosëm të jetonim bashkë, ishim shumë të lumtur që nisnim një jetë të re bashkë dhe ideja që do të jetonim në një shtëpi na gëzonte pa masë. Dhoma e gjumit ishte gjithmonë e mbushur me ne, me çdo gjë që përkiste. Me kalimin e kohës, ne iu përshtatëm dhe u mësuam me njëri-tjetrin, gjë që më bëri të kuptoj se nuk ishte edhe aq keq të punoje gjatë gjithë ditës dhe të ktheheshe në shtëpi kur dikush mezi të priste.

Ok, risitë dhe të panjohurat tani mund të jenë zhdukur, por intimiteti ka arritur në nivel tjetër tashmë mes nesh, që unë as që mund ta imagjinoja disa kohë më parë. Ne jemi "në fazën e muajit të mjaltit" dhe gjërat po shkojnë mjaft mirë. Sidoqoftë, një efekt anësor negativ që vumë re me kalimin e kohës ishin telefonat që gjendeshin gjithandej në çdo cep të mundshëm të dhomës së gjumit.

Nisi fare natyrshëm - duke kontrolluar postën elektronike para gjumit, duke iu përgjigjur një mesazhi, duke shkëmbyer një artikull të lajmeve që kishim lexuar më herët atë ditë - por paa disa kohësh, e gjetëm veten duke kërkuar më parë telefonat në dhomën e gjumit sesa njëri-tjetrin. Ishte një efekt domino; njëri prej nesh do të merrte patjetër telefonin ose iPad-in për të parë diçka dhe tjetri do të ndiqte partnerin duke bërë të njëjtën lojë.

I fejuari ishte i pari që e la telefonin e tij jashtë dhomës. Për mua ishte gjë lehtësisht e realizueshme. Unë nuk po kërkoja të sillja ndonjë "tjetër" (të tretë) në shtrat, por ishte pikërisht ajo që po bëja gjatë gjithë atyre javëve. Duke lexuar lajme, duke lëvizur nëpër Instagram dhe duke kontrolluar emailin tim, unë po vendosja qindra njerëz mes nesh çdo natë. Papritur, shtrati mbretëror filloi të ndihej ngushtë dhe kuptova se aty nuk kishte më vend...

Nuk është se kemi nevojë për një rregull apo për një truk që të vendosim rregull në jetën tonë apo edhe për të mbajtur gjallë e të shëndetshëm raportin intim, por besoj se marrëdhëniet janë gjëra të gjalla dhe ato duhet të ushqehen dhe të motivohen me kalimin e viteve. Ne bëmë një pakt për t'i mbajtur të gjitha mjetet elektronike jashtë dhomës së gjumit dhe me të vërtetë, kjo funksionoi shumë mirë për ne.

Nëse duhet të punojmë vonë ndonjë natë, kjo mund të bëhet në dhomën e ndenjjes, jo në atë të gjumit. Mesazhet me tekst dhe posta elektronike mund të qëndrojnë pa përgjigje deri në mëngjes. Dhoma e gjumit është për ne dhe vetëm për ne. Dhe e dini çfarë?

Pa shpërqëndrimin e dritës blu (e cila nuk është e mirë para gjumit, gjithsesi), dhoma nisi të jetë aq e zënë sa ajo në ditët tona të para. Sepse kemi njëri-tjetrin... 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat