Burri rrëfehet i dëshpëruar: Çdo ditë pi dhe bëj seks me secilën që mundem, ndërsa gruaja në shtëpi...

Seksi

Burri rrëfehet i dëshpëruar: Çdo ditë pi dhe bëj seks me secilën që mundem, ndërsa gruaja në shtëpi...

Nga: Bota sot Më: 1 gusht 2019 Në ora: 09:44
Ilustrim

Një burrë 35 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se vazhdimisht pas punës del pi alkool dhe kokainë dhe bën seks me secilën femër që mundet, duke e tradhtuar gruan e tij, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se dëshiron të dalë nga e gjithë kjo, por nuk e di si t’ia bëjë.

Kjo është letra e plotë e saj:

Mungova që ta dërgoja gruan në ditëlindjen e 30-të të motrës së saj, pasi përsëri, unë shkova me një femër tjetër në shtrat.

Kudo që shkoj për një pije pas punës, përfundoj duke bërë seks me një vajzë të panjohur apo ndonjëherë me eskortë.

Jam 35 vjet dhe gruaja ime është 33. Ne jemi të martuar prej 3 vitesh dhe unë e di që do të humb gjithçka nëse vazhdoj kështu.

Puna ime është shumë stresuese dhe pas punës përpos që pi, blej dhe kokainë. Më pas e zgjedh një vajzë në bar dhe bëj seks.

Nëse nuk mund ta gjej një vajzë vullnetare, paguaj për eskortë.

Të premten e kaluar ishte ditëlindja e kunatës sime dhe ajo kishte festë në shtëpinë e prindërve të saj.

Gruaja ime më kishte paralajmëruar të mos vonohem në punë. Unë e përfundova punën herët por nuk munda të mos shkoj për një pije.

E bëra rutinën dhe më pas më ra në sy një vajzë. Ajo ishte më e re se unë por ne folëm dhe flirtuam dhe më pas ajo më ftoi në banesën e saj.

Ne bëmë seks dhe unë më pas u nisa për në shtëpi. Ishte ora gati 11 kur shkova dhe gruaja ime kishte shkuar në festë, kështu që unë u shtriva në shtrat.

Ajo erdhi në shtëpi rreth orës 1 dhe më zgjoi. Ajo ishte e nervozuar. Ajo më tha se i ishte dashur ta gënjente familjen se unë po punoja deri vonë, por që ishte e sigurt që askush se kishte besuar këtë.

Ajo më tha se këtë herë ishte e tepërt dhe ishte hera e fundit, dhe që nëse edhe njëherë ndodhte, ne do të ndaheshim. Ajo është një grua e mrekullueshme. E dua shumë dhe e urrej veten time që e tradhtoj atë.

Çdo herë, unë i premtoj vetes se nuk do ta bëj më. Por një javë më vonë e bëj të njëjtën gjë.

Dua ta përfundoj këtë gjë të tmerrshme por nuk e di si t’ia filloj.

Përgjigja e psikologes:

Ti mund ta ndalosh këtë cikël por ke nevojë për vullnet dhe të shikosh për mënyra të tjera për të bërë zgjedhje të lehta.

Në qoftë se nuk jeni gati të dilni nga kjo punë, do të vazhdoni të keni ditë që janë stresuese.

Në vend që të shkosh të pish dhe të bësh seks me femra të panjohura, pas punës shko për not ose vrapim, ose thjeshtë shko në park dhe merr frymë. Sapo të përfundosh punën thirre gruan tënde dhe aranzho një takim me të, qoftë në shtëpi apo jashtë./BS/

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat