Arsyet pse femrat mund të kenë dhimbje gjatë aktit seksual - Bota Sot
Arsyet pse femrat mund të kenë dhimbje gjatë aktit seksual

Seksi

Arsyet pse femrat mund të kenë dhimbje gjatë aktit seksual

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Marrëdhëniet seksuale duhet të jenë intime dhe kënaqësi, mirëpo shumë njerëz nuk e përjetojnë këtë kënaqësi si duhet, për shkak të dhimbjes që ndjejnë kur kryejnë mardhënie.

Ekziston një numër i madh i shkaqeve, që ndikojnë në përjetimin e dhimbjes. Gjithsesi, nëse vëreni këto lloj simptomash ju duhet të konsultoheni me një gjinekolog!

Disa nga shkaqet që ju jeni duke ndjerë dhimbje gjatë aktit seksual mund të jenë:

Infeksionet urinare– Ky lloj infeksioni është shumë i përhapur tek femrat.  Infeksionet urinare shkaktojnë dhimbje në vezikën urinare dhe në tërë zonën e uterusit. Përderisa ureteri dhe vezika urinare janë afër, kjo ndikon që dhimbja të përhapet edhe në zona të tjera.

Infeksionet vaginale– Fatkeqësisht, infeksionet vaginale luajnë një rol të rëndësishëm në kualitetin e mardhënieve seksuale në çift. Një infeksion vaginal manifestohet nga kruarje dhe dhimbje në regjionin e vaginës. Në një studim të bërë nga një grup hulumtuesish, është parë që infeksionet kronike mund të çojnë në dhimbje të vazhdueshme të fundit të barkut gjatë dhe pas kryerjes së mardhënieve seksuale.

Sindroma policistika e ovariumit– Ky lloj sindromi manifestohet nga një numër i madh i cistave në ovariume. Cistat në ovariume mund të shkaktojnë dhimbje të pelvisit.  Ndryshimi i stilit të jetës përkatësisht zvogëlimi i sasisë së sheqerit mund ta përmirësojë këtë gjendje.

Endrometriosis–  është një çrregullim kronik, që shkakton krijimin e qelilzave abnormale në organet e pelvisit dhe shkaktojnë inflamacione, sidomos gjatë periudhës së ciklit menstrual.

Ka edhe shkaqe të tjera që mund të shkaktojë dhimbjen gjatë aktit seksual, gjithsesi nëse vëreni këto simptoma ju duhet të drejtoheni tek një gjinekolog për të marrë ndihmën e duhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...