“Marrëdhënia seksuale me bashkëshortin tim është bërë e mërzitshme, si të rindezim pasionin?” - Bota Sot
“Marrëdhënia seksuale me bashkëshortin tim është bërë e mërzitshme, si të rindezim pasionin?”

Seksi

“Marrëdhënia seksuale me bashkëshortin tim është bërë e mërzitshme, si të rindezim pasionin?”

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 22:46
Ilustrim

Shumë cifte përfundojnë në divorc pasi nuk arrijnë të mbajnë pasionin gjallë. E njëjta gjë i ka ndodhur një gruaje 39-vjecare, e cila e do bashkëshortin, por kërkon të dijë mënyra të reja për të rindezur “zjarrin” mes tyre. Në letrën që i ka dërguar psikologes Deidre, ka sqaruar gjithcka me detaje, duke përfshirë kërkesën për këshilla.

Letra: Seksi me bashkëshortin tim vazhdon të jetë i mirë pas 10 vitesh martesë, por unë do doja dicka më ndryshe. Unë jam 39 vjece, ndërsa ai është 40. Ne jemi ende shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Ne kemi dy fëmijë të mrekullueshëm, një jetë të mirë, shtëpi të ngrohtë dhe nuk kemi probleme me paratë. Unë e di që ai më adhuron dhe shpesh herë i tregojmë njëri-tjetrit sa me fat jemi. Por kohët e fundit, seksi është bërë i mërzitshëm dhe unë nuk ndjej më pasion.

Unë nuk dua të largohem nga intimiteti, por dua dicka që të rindezë “zjarrin” mes nesh. Ke ndonjë sugjerim?

Deidre: Shpesh thuhet që seksi fillon në tavolinën e mëngjesit, jo në dhomën e gjumit. Ti ke një lidhje të mirë, por si të gjitha marrëdhëniet, martesa ka nevojë për aventura që të mbahet gjallë pasioni. Provoni stile dhe vende të reja për të kryer marrëdhënie seksuale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...