Seks me nusen e djalit, rrëfimi shokues: Tani mund të presë fëmijën tim - Bota Sot
Seks me nusen e djalit, rrëfimi shokues: Tani mund të presë fëmijën tim

Seksi

Seks me nusen e djalit, rrëfimi shokues: Tani mund të presë fëmijën tim

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 17:51
Ilustrim

Bën seks me nusen e djalit dhe tashmë dyshon se ajo pret fëmijën e tij. “Kalova një natë duke bërë seks me nusen e djalit, dhe jam aq i dashuruar pas saj, sa që u ndava nga gruaja”.

Nis kështu letra e një lexuesi, të publikuar në rubrikën e njohur të ‘The Sun’, “Dear Deidre”. Burri i cili është 46 vjeç, e tregoi historinë e tij, në rubrikën e britanikes “The Sun”, teksa ka zbuluar se nusja është shtatzënë.

Burri druan se mund të jetë babai i fëmijës që e reja mban në bark dhe për këtë arsye është ndarë nga e shoqja, i bindur se është dashuruar me nusen e djalit të tij.

“Qysh herën e parë që djali im 26 vjeç e solli këtë vajzë në shtëpi, mbeta pa fjalë. Është 23 vjeçe dhe është jashtëzakonisht e bukur. E mirëpritëm në familjen tonë dhe vitin e kaluar u martuan. Ajo dhe im bir jetojnë me ne dhe ime shoqe i gjeti punë në supermarketin ku punon vetë. Por disa muaj më parë, shkuam të gjithë në martesën e një nipit tim dhe u sistemuam në t njëjtin hotel. Atë mbrëmje unë dhe nusja ime ndenjëm duke pirë, ndërkohë që djali dhe ime shoqe ranë të flinim. Dolëm jashtë të pinim cigare dhe e gjetëm veten duke bërë seks në sediljen e pasme të makinës. Ramë dakord se nuk do të ndodhte më dhe se ky do të ishte sekreti ynë”, shkruan ai.

Gjithçka u la me aq, deri kur vajza zbuloi se ishte shtatzënë. 46-vjeçari thotë se nusja e dashuron djalin dhe nuk do të lëndojë askënd.

“Disa javë më parë teksa po drekonim, djali na tha se kishin diçka për të na thënë. Na komunikoi se nusja e tij ishte shtatzënë dhe se janë në qiellin e shtatë. I urova, por u ndjeva shumë keq”, shkruan ai. Më tej “fajtori” la të shoqen, pasi nusja e djalit i tha se ekziston mundësia që fëmija të jetë i tiji. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...