"Zbulova se bashkëshorti me tradhton me kolegen! Si t'i besoj sërish?" - Bota Sot
"Zbulova se bashkëshorti me tradhton me kolegen! Si t'i besoj sërish?"

Seksi

"Zbulova se bashkëshorti me tradhton me kolegen! Si t'i besoj sërish?"

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 06:46
Ilustrim

Tradhtia mund të shkaktojë ndarjen  e një cifti, por ndodh që ata të bëjnë sërish lidhjen të funksionojë. Këtë gjë po mundohet të bëjë një grua, e cila zbuloi lidhjen 6-mujore të bashkëshortit me një kolege dhe nuk di si krijojë sërish besim për të. Prandaj një letër tek psikologia Deidre mund ti zgjidhë këtë dilemë.

Letra: U takova me një grua që punon bashkëshorti im, në mënyrë që të vërtetoja se ai nuk kishte lidhje jashtëmartesore. Sa gabim isha.

Ajo më tregoi se flinte me të prej 6 muajsh. Ne kemi 10 vite bashkë dhe kemi një vajzë 5 vjece. Unë jam 33 vjece dhe bashkëshorti im, i cili punon për një kompani ndërlidhëse, është 35 vjec.

Muajin e kaluar pashë një mesazh që erdhi në telefonin e tij. Ishte nga kolegia. Mesazhi fliste për një natë që kishin kaluar në ditëlindjen e mikut të tyre. I thashë që kishte një mesazh prej saj për t'i treguar se e pashë.

Ai filloi të më shihte në mënyrë të pafajshme. Me tha se i vjen keq, ishte vetëm një natë, ajo e provokoi dhe nuk do të ndodhte më. I thashë që flinte në dhomë tjetër se nuk e shikoja dot. Gjatë natës, u zgjova dhe lexova të gjitha mesazhet sepse i dija fjalëkalimin.

Aty ishin biseda prej shumë kohësh. I shkruajta asaj dhe insistova që ta takoja për të ditur se kur kishte nisur gjithcka.

Ne u takuam, ajo ishte pothuajse moshatare me mua, dhe më tha se kishin 6 muaj që bënin seks. Ajo më tregoi fotografi dhe video, një prej të cilave ishte në tualetin tim.

Kam qenë shumë naive. Fola me një shoqe që e njeh. Ajo më tha se njihet për ndarjen e cifteve dhe bën të pamundurën për ta arritur këtë. Kur u përballa sërish me bashkëshortin, më tha se nuk e donte. Ai ishte i pasigurtë për veten.

Më tha se lidhja është vec një histori dhe e ka kuptuar se cfarë po humb, por ende nuk i besoj. Ne po përpiqemi të bëjmë lidhjen të funksionojë. Nëse e shoh sërish kolegen e tij, do e qëlloj.

Deidre: Hakmarrja është joshëse, por mos e lejoni t'ju tundojë. Ju jeni më mirë se kaq. Më e mira që mund të bëni është ti vërtetoi asaj se martesa juaj është e fortë.

Ciftet mund ti mbijetojnë një tradhtie, nëse shohin lidhjen dhe punojnë për të mposhtur pikat e dovbëta. Tradhtia e bashkëshortit mund të lidhet me seksin.

Pyete se cfarë dëshiron dhe përpiqu të rindezësh pasionin. Ndoshta ka të bëjë edhe biseda. Bëni mirë të komunikoni me njëri-tjetrin për cdo gjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...