E pabesueshme ajo që thotë shkenca për njerëzit që bëjnë seks tri herë në javë - Bota Sot
E pabesueshme ajo që thotë shkenca për njerëzit që bëjnë seks tri herë në javë

Seksi

E pabesueshme ajo që thotë shkenca për njerëzit që bëjnë seks tri herë në javë

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 18:14
Ilustrim

Bërja e seksit është gjë e mirë për shëndetin dhe ju përtërin për rreth shtatë vjet. Kjo e dhënë vjen nga psikologu David Weeks, kreu i Spitalit Royal në Edinburgh, i cili në fjalimin e tij në konferencën e Shoqërisë Psikologjike Britanike, ilustroi rezultatet e një studimi të kryer mbi jetën seksuale të një grupi vullnetarësh.

Ekipi i tij ka intervistuar gjatë 10 viteve të fundit burra dhe gra të moshave të ndryshme, duke zbuluar se ata që treguan më pak se mosha e tyre reale ishin të njëjtët që pretenduan se bëjnë dashuri të paktën tri herë në javë, duke regjistruar "mesatarisht 50% më shumë marrëdhënie seksuale se të tjerët".

Përfitimet që i jep shëndetit një aktivitet seksual i shëndetshëm dhe i gëzuar janë: lëshimi më i madh i endorfinave, përmirësimi i gjumit, i qarkullimit të gjakut, i shëndetit të zemrës dhe ndikimi tek lëkura duke e bërë atë më elastike dhe më rrezatuese.

Por pasojat pozitive të seksit nuk kanë mbaruar, ka akoma avantazhe të tjera për ata që ushtrojnë këtë aktivitet të këndshëm dhe shpërblyes. Sulmet e urisë zvogëlohen, sepse seksi është si çokollata, plotëson një dëshirë, por djeg kalori dhe gjithashtu fshin atë ndjenjën e urisë për shkak të mungesës së dashurisë. Mbrojtja imune është e përforcuar, sepse antitrupat që stimulojnë sistemin tonë imunitar rriten me rreth 30%.

Bërja e seksit është si të bësh një aktivitet aerobik, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, zemra rreh më shpejt, fryma është më e shpejtë dhe zemra merr më shumë oksigjen. Seksi është gjithashtu i mirë për gratë në menopauzë, zvogëlon ndryshimet e temperaturës, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe madje edhe gjendjen shpirtërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...