Si ta kuptoni që partneri ju do vetëm për seks? Shenjat që e zbulojnë

Seksi

Si ta kuptoni që partneri ju do vetëm për seks? Shenjat që e zbulojnë

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 06:39
Ilustrim

Seksi është i rëndësishëm në një marrëdhënie, mirëpo nuk duhet të jetë e vetmja arsye pse ju do partneri. Është diçka tejet e mirë për lidhjen që të kënaqeni me partnerin edhe nën çarçafë, mirëpo kujdes: ai mund t’ju dojë vetëm për këtë qëllim. Si ta kuptoni kur ai ju do vetëm për seks? Ka disa shenja që e nxjerrin zbuluar të dashurin tuaj:

Në çdo moment kërkon marrëdhënie seksuale

Ju nuk mund të keni një moment “pushimi”. Ai sapo ju takon, kërkon këtë gjë. Nuk ka kohë për një bisedë “si ka shkuar dita juaj”. Ai hidhet menjëherë në aksion.

Flet vetëm për seksin

Edhe në momentet që mund të keni një bisedë “normale”, sërish muhabeti përfundon tek seksi dhe pozicionet që atij i pëlqejnë.

Ju thërret me pseudonime të pista

Nën çarçafë, ju mund t’ia lejoni njëri-tjetrit fjalët e pista, sepse ju eksitojnë. Mirëpo, gjatë ditës ai i përdor këto fjalë dhe nuk ka aspak pseudonime romantike për ju.  

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat