A e keni provuar ndonjëherë seksin social?

Seksi

A e keni provuar ndonjëherë seksin social?

Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 07:17
Ilustrim

Vetëm dhjetë vjet më parë smartphone ishte larg dhomës së gjumit. Seksi ishte i vërtetë, nuk "shkatërrohej" nga dritat, zilet apo dridhjet. Dhe pas seksit kishte diçka tjetër përveçse të shypurit e një mini ekrani si tani. A është seksi social me të vërtetë gjithçka kemi pritur deri sot apo mediat sociale kanë ndihmuar jetën tonë seksuale? LELO, një markë "futuriste" në botën e lodrave të seksit, e cila ka një rrjet social prej rreth 250 mijë personash, pyeti 6.500 të anketuar që u përgjigjën në mënyrë anonime. Rezultatet na tregojnë se...

Pothuajse tre të katërtat (72.5%) e të anketuarve e konsiderojnë veten aktivë në mediat sociale. Pothuajse një e treta (31.7%) kishin marrëdhënie seksuale me dikë që takuan përmes këtyre mediave sociale. Nga ata që kryenin marrëdhënie seksuale me dikë që takuan përmes mediave sociale, dy të tretat (65.8%) thanë se përvoja ishte "pikërisht ajo që prisnin". Nga ata që, nga ana tjetër, kurrë nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale me dikë që njihet falë mediave sociale, mbi gjysma (50.3%) thanë se do ta bënin prapë.

A duhet të mendojmë për faktin se teknologjia mund të dëmtojë seksin? Në ditët e sotme telefonat inteligjentë dhe media sociale po ndryshojnë jo vetëm mënyrën e komunikimit, por edhe mënyrën e lidhjes me seksin, përmes fotografive, videove, etj. Surprizë: ndërsa media sociale është një mënyrë efektive për të njohur njerëzit nga ana tjetër, ata jo gjithmonë hyjnë në dhomën e gjumit, përkundrazi! 87.4% e të anketuarve thonë se nuk i kontrollojnë mediat sociale pas seksit .

A është e ardhmja e seksit me kukulla robotike?

"Në cilën kohë të mrekullueshme jetojmë! Falë asaj pjese të shtrenjtë silikoni dhe qelqi që ne të gjithë i mbajmë në xhepa, mund të bashkëveprojmë drejtpërdrejt me të famshëm, të vazhdojmë të mësojmë mbi lajmet dhe zhvillimet e fundit dhe të gjejmë një partner seksual të pajtueshëm kudo dhe në çdo kohë. Deri para disa vitesh, përdorimi i mediave sociale apo edhe faqeve të takimit dukej të ishte diçka për të cilën do të vinte turp, por unë mendoj se ne të gjithë kemi filluar të kuptojmë se e vërteta është pikërisht e kundërta: media sociale po bëhen një pjesë e brendshme e shprehjes sonë seksuale dhe ne e vendosim atë në përputhje me rrethanat", tha Stu Nugent, menaxheri i Lelo-s! .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat