Dilema e 34-vjeçarit/ Përfundova duke bërë seks në dysheme me dadon e fëmijëve, por e lashë shtatzënë dhe tani...

Seksi

Dilema e 34-vjeçarit/ Përfundova duke bërë seks në dysheme me dadon e fëmijëve, por e lashë shtatzënë dhe tani...

Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 18:04
Ilustrim

“Shoqërova dadon e fëmijëve në shtëpi pasi iu prish makina por përfunduam të shtrirë në dysheme duke bërë seks.”

Një baba i 3 fëmijëve ka rrëfyer historinë e tij për psikologun duke kërkuar ndihmë për dilemën ku ndodhet.

Ai kreu marrëdhënie me dadon e fëmijëve të tij duke tradhtuar bashkëshorten dhe u takuan fshehurazi për disa kohë. Por dado ngeli shtatzënë dhe tani ai nuk di nëse duhet të braktisë familjen e tij për tu kujdesur për fëmijën që do vijë në jetë apo të qëndrojë me ta.

Ky është rrëfimi i 34-vjeçarit për psikologun, botuar nga The Sun.

Kam një grua të mirë dhe 3 fëmijë. Vetë jam 34-vjeç ndërsa bashkëshortja 28. Dy djemtë janë 8 dhe 6 vjeç ndërsa vajza 4.

Ne shkuam të takojmë vëllain e gruas tre javë më parë. Ai ishte rritur në detyrë dhe donte të festonte, por unë nuk piva sepse do i jepja makinës për në shtëpi.

Një dado e re erdhi të kujdesej për fëmijët atë mbrëmjen, e gjetëm nëpërmjet një agjencie.

Ajo është 22-vjeçe, beqare dhe shumë tërheqëse.

Kur donte të nisej për shtëpi, makina nuk i punonte. Ndaj i propozova që ta shoqëroja unë.

Gjatë rrugës hasëm në trafik se kishte ndodhur një aksident dhe i shkrova bashkëshortes duke i shpjeguar situatën dhe i kërkova të mos më priste zgjuar.

Kur arritën në banesën e saj ajo më ftoi të pija kafe në shtëpi.

Biseduam për pak kohë dhe pastaj nuk munda ta mbaja veten, ktheva kokën drejt saj dhe fillova ta puthja.

Gjëja tjetër që dinim ishte se ishim të dy të zhveshur.  Ne bëmë seks të mrekullueshëm dhe jemi takuar fshehurazi që nga ajo kohë.

Dje më tha se donte të fliste me mua pasi mendon se është shtatzënë.

Unë jam i dashuruar me të dhe po mendoj ta lë gruan. Por më duhet të mendoj për fëmijët e tjerë që kam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat