Rrëfimi erotik i 23 vjeçarit: Bëra seks me vajzën e fëmijërisë në ulëset e pasme të veturës dhe...

Seksi

Rrëfimi erotik i 23 vjeçarit: Bëra seks me vajzën e fëmijërisë në ulëset e pasme të veturës dhe...

Më: 3 janar 2020 Në ora: 21:57
Ilustrim

“Kam bërë seks me një vajzë që e njoh nga fëmijëria”, kështu e nis rrëfimin e tij një 23 vjeçar për “The Sun”, rrëfim të cilin ua sjellë të përkthyer “Kosova Sot”.

E dashura DEIDRE: Ato momente ndihesha për merak, por tani kam një ndjenjë të madhe të fajit dhe pyetem a duhet t’i tregoj të dashurës.

Unë kam 23, e dashura ime 22 vjet. Kemi tri vjet që jemi bashkë. Çdo gjë mes nesh ishte për mrekulli, derisa ajo më akuzoi për tradhti, derisa nuk isha duke e tradhtuar. Xhelozonte te një kolege e imja.

Më pas, një vajzë me të cilën kishim pasur shoqëri të mirë si fëmijë, erdhi që të jetonte me prindërit, pasi që ishte ndarë nga burri, ca muaj më parë. Ajo ka 24 vjet. Prindërit tanë janë miq midis veti, kështu që ne njihemi mirë. Por, e dashura ime e urren atë vajzë, kështu që ajo nuk erdhi për ditëlindjen e gjyshes së saj. Unë isha i pranishëm dhe me shoqen time kaluam kohë të mirë, duke qeshur dhe bërë shaka. 

Më pas ajo më tha se gjithmonë kishte ndier diçka për mua. U takuam edhe të nesërmen dhe biseduam me orë të tëra. I thash se edhe unë ndjej diçka për të, por meqë jam në lidhje, midis nesh nuk mund të ndodhë asgjë. Por, ajo vazhdoi edhe më tej të më dërgonte mesazhe dhe foto seksi, me qëllim që të më futej në shtrat. I rezistova deri disa net më parë.

Një mbrëmje, pasi që e dashura ime kishte dalë me shoqet në kinema, ajo shoqja ime më telefonoi dhe më tha nëse kisha dëshirë të takoheshim diku. U takuam dhe bëmë seks në ulëset e pasme të veturës sime.

I thash se kjo nuk do të duhej të ndodhte dhe se nuk mund të ndodhë më. Ajo më premtoi se nuk do t’i tregonte të dashurës time.

Kam një ndjenjë të madhe të fajit. Nuk mund të bëj seks me të dashurën, pjesërisht edhe për shkak se frikohem mos kam marrë ndonjë sëmundje seksualisht transmetuese nga ajo vajza, e mos po ia ngjes të dashurës. Shoqja ime më thotë se nuk ka gjasa për një gjë të tillë. A duhet t’i tregoj të dashurës dhe të ballafaqohem me pasojat?

DEIDRE thotë: Nëse i tregon të dashurës, atëherë mund të të largohet ndjenja e fajit, por çka do të bëhet me lidhjen tuaj, se? Ti shpreson se ajo do të ta falë gabimin, por gjasat për këtë janë të pakta. Ajo që ka ndodhur, ka ndodhur edhe me fajin tënd. Ti ke mundur ta refuzoje atë shoqen tënde, respektivisht tentimin e saj që ‘të të futet në shtrat’, por vet fakti se nuk e ke bërë këtë, dmth se edhe ti je fajtor. 

Është koha për një analizë më të thellë, për të parë se ku gjendesh. Analizoje mirë situatën, me cilën femër do të ndiheshe më mirë në aspektin afatgjatë. Merre një vendim dhe respektoje atë. Sido që të jetë, bëje një kontroll për sëmundje që barten me rrugë seksuale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat