Sot po i tradhtojmë ti gruan e unë burrin tim!

Seksi

Sot po i tradhtojmë ti gruan e unë burrin tim!

Më: 14 janar 2020 Në ora: 09:07
ilustrim

Më ka ndodhur gjithnjë që kur më ka pëlqyer një femër të vrapoja shumë gjatë pas saj, derisa ta bëja për vete ose të mos më ecte fare me të. Ndërkaq, rasti i fundit që më ka ndodhur është diçka e papërshkrueshme.

E tëra ka nisur me një telefonatë të gabuar dhe prej atij momenti gjithçka ka nisur spontanisht. Një herë më ka thirr ajo dhe më është betuar se ka kërkuar një të afërm familjar në numrin tim, mirëpo e vërteta ishte se ajo e kishte ngatërruar vetëm shifrën e fundit të numrit.

I kam thënë “alo” dhe e kam dëgjuar një zë të ëmbël femre, e cila më ka kërkuar falje, por unë nuk e kam lejuar që t’ma ndërpres lidhjen. E kam thirrur unë pas pesë minutash po në atë numër që më doli në mobilin tim, e kam pyetur si e kishte emrin, sa vjeçare ishte dhe prej nga ishte.

Më ka treguar pak nga pak për gjithçka nga jeta e saj, edhe pse disa herë në fillim ma kishte ndërprerë lidhjen dhe kishte kërkuar nga unë që ta lija të qetë.

Mirëpo, unë vazhdimisht ia cingëroja telefonin, i dërgoja mesazhe deri në momentin kur kisha marrë përgjigjen që e kërkoja prej saj se ajo nuk kishte asnjë të dashur momentalisht dhe kjo më mundësonte që të insistoja edhe më tutje në përvetësimin e saj.

Dëshira ime u rrit edhe më shumë kur ajo po më tregonte se ishte seks-bombë e vërtetë, gjë që nuk i zija besë aspak.

Thënë të drejtën, edhe frikësohesha të nisesha nga Peja në Prishtinë për të, sepse dyshoja se ajo mund t’më mashtronte dhe të mos më dilte fare në takim.

Femrat vetëm me sinqeritet i përvetëson

U nisa për në Prishtinë, të dilte ku të dilte, me vetëm 25 euro në xhep. E kishim lënë të takoheshim pasdite në afërsi të Postës së Madhe dhe ajo paraprakisht më kishte përshkruar veten se çfarë do të vishte atë ditë.

Unë me qëllim, në vend se t’i thosha se do të vishesha ashtu siç isha me të vërtetë, i kisha thënë se isha krejt në të zeza, ndonëse kisha të veshur farmerka dhe një këmishë të kaltër.

Nuk mund ta imagjinoja veten në një pozicion të poshtërimit, nëse ajo nuk do më dilte në takim. Mirëpo, kur shkova në vendin e caktuar, nga larg pash një vajzë ashtu siç ajo e kishte përshkruar veten, e cila priste duke shikuar orën në dorë.

I shkova nga prapa dhe duke e ditur se ajo ishte vetë, iu prezantova, duke i buzëqeshur. Të parën fjalë që ia thashë ishte pyetje direkte: “A po të pëlqej?”.

Po atë çast ajo më shikoi nga këmbët deri te flokët dhe, duke menduar se do ta thoshte të vërtetën se unë nuk isha tip që i përshtatesha asaj, ma kthehu: “Nuk ka rëndësi për mua bukuria e jashtme!”.

Këtë përgjigje e dëshiroja prej saj dhe gjatë gjithës kohës sa ecnim njëri pranë tjetrit e shikoja trupin e saj të bukur, flokët bionde dhe jashtëzakonisht tërheqëse. Nuk dija çfarë t’i thosha dhe vendosa të mos e gënjeja asgjë, sepse, mendova me vete, vetëm me sinqeritet do ta përvetësoja. Ashtu edhe ndodhi.

Ecëm disa hapa duke folur diçka të parëndësishme. Ajo tregonte se kishte ardhur pesë minuta para kohës në takim. Ajo nuk dukej të kishte më pak se pesë-gjashtë vite më e re se unë, mirëpo nuk mund të krahasohej për asnjë moment me mua.

Thënë sinqerisht: deri atëherë më ishte dukur vetja njëfarë tipi, por afër saj ia mora vetes inati në ato momente. Mirëpo, këtë mendim të keq për veten time nuk e kishte ajo, sepse e vërejta se më shikonte me kënaqësi dhe nga kjo hetoja njëfarë simpatie të çuditshme të saj ndaj meje.

Thjesht, kjo gjë më befasonte dhe më bënte ta ndjeja veten disi krenar, të hareshëm dhe me humor të mirë. Doja të bëja gjithçka që ishte e mençur vetëm e vetëm që të mos e humbja, të mos më refuzonte dhe, në fund të fundit, nuk doja që të kthehesha duarthatë nga udhëtimi im enkas vetëm për të nga Peja.

Ajo më tha se do të shkonim në një lokal të qetë për të pirë kafe dhe për të biseduar dhe unë pranova menjëherë. I thashë se e kisha lënë veturën të parkuar atje më poshtë, ndërkaq ajo propozoi që të uleshim fillimisht diku dhe, pastaj, mund të dilnim të shëtisnim.

Si t’i tregoja se isha i martuar?

E dija se askush nuk më njihte në Prishtinë dhe kjo ishte lehtësi e madhe për mua. Paramendo sikur të ishim në Pejë, as që do të guxoja të bëja një hap në shoqëri me këso femre, sepse… isha burrë i martuar dhe ajo nuk dinte gjë.

Isha në hall të madh se a duhej t’i tregoja apo jo të vërtetën time. E dija se ajo menjëherë do të mund të ngrihej në këmbë dhe do të shkonte. Unë isha i gatshëm kushedi çfarë të sakrifikoja vetëm që ta kisha në dispozicion atë ditë dhe ende nuk e dija se a do t’ia arrija qëllimit tim aq shumë të dëshiruar.

Vendosa që vetëm rrugën e drejtë ta ndjekja dhe për fatin tim më të mirë, më ndihmoi Zoti. E dija një gjë vendimtare se ndonëse i kisha 28 vjet, askush nuk mund të besonte se kisha më shumë se 25.

Derisa zihesha në vete se çfarë duhej të bëja me atë bukuroshe që tani e kisha përballë, kamerieri më shkundi memorien. I thashë një lëngë pjeshke dhe u ktheva kah ajo ta dëgjoja me vëmendje derisa më tregonte gjithçka për veten.

Mezi po arrija ta dëgjoja kur thoshte se e kishte emrin Teutë, se ishte 22 vjeçe dhe jetonte në Prishtinë. Nuk më tregoi asgjë tjetër personale dhe mendova me vete ndoshta edhe kjo është duke më fshehur diçka nga jeta e vet.

Tash e dija se menjëherë më pas duhej t’i flisja edhe unë për vete. Vendosa aty për aty që të mos i tregoja menjëherë se isha i martuar, sepse doja ta lija për më vonë.

I thashë se e vetmja arsye që më kishte shtyrë të vija në Prishtinë ishte fakti i thjeshtë se kisha dëshiruar të zbuloja se kush fshihej pas atij zëri të bukur në telefon.

I tregova se kisha një agjenci turistike në Pejë dhe gjatë verës organizoja udhëtime për pushime veriore në Ulqin dhe Shqipëri. E shihja sesi i interesonte çdo gjë që nxirrja nga goja dhe më habiti sesi nuk më pyeti fare për atë që i frikësohesha më së shumti: a isha i dashuruar apo i martuar.

Në fund të fundit, e dija se nuk më shkruante askund në ballë se isha i martuar dhe isha prind. Më gëzonte fakti se asaj po i pëlqente biseda me mua dhe gjithashtu po i rrihej me mua.

Kur i pëlqen, femra nuk pret lutje!

Kjo është gjëja më e rëndësishme, sepse përpiqesha që të shfaqesha përpara saj sa më i sinqertë dhe, në fakt, deri atëherë nuk e kisha gënjyer asgjë, por me siguri do ta gënjeja më vonë.

Nuk mund të përshkruaj sesi dukej ajo në ato çaste: e ndezur pak në fytyrë, me buzë të kuqe dhe me një buzëqeshje që kurrë nuk i largohej nga fytyra.

Isha i lumtur, sepse e parandieja se do të më ecte me të dhe nuk do të më shkonte huq rruga që kisha bërë deri këtu. E ndieja se asaj po i pëlqente atmosfera e krijuar dhe në të njëjtën kohë mund ta vëreja se deri diku që në takimin e parë po e bëja për vete një femër të bukur.

Ashtu edhe më doli rezultati, sepse pas pak ajo vetë tha se do i pëlqente të dilnim të shëtisnim. Shkuam deri te vetura ime, hipëm dhe bëmë disa gjiro nëpër rrugët e qytetit.

Ajo më tha se ku dëshironim që të shkonim tjetër, ndërkaq unë i rrudha supet dhe do e lija në dorë të saj, sepse isha “mysafir special”.

Shkuam në një restorant në Gërmi, ndenjëm pak dhe prapë u kthyem në Prishtinë. Kur erdhëm në një bllok ndërtesash në Lagjen “Ulpiana”, më tha ta parkoja aty veturën dhe më propozoi të ngjiteshim në banesën e saj, në katin e katërt të një ndërtese shtatëkatëshe.

Unë bëja çka thoshte ajo dhe disi luaja një lojë fëmijësh me të: paraqitesha krejt ndryshe nga ç’isha në të vërtetë. Mirëpo, vërehej sheshazi se asaj i pëlqente deri atëherë çdo gjë imja dhe për këtë arsye nuk bëja zë.

Nuk kisha asgjë për të thënë, asgjë për të kundërshtuar, sepse fundja çka do të mund t’më lidhte tjetër me atë vajzë të bukur përveç një dite të bukur, të paharrueshme dhe të papërsëritshme.

E dija mirë se po më plotësohej dëshira: po afrohej momenti i shumëpritur, sepse kur të pëlqen një femër ty, ajo nuk pret lutje.

E martuar sa për sy e faqe

“Këtu jetoj unë, e vetme dhe e shumëvuajtur për gjithçka!”, më tha kur hapi derën dhe më shtyu të hyja brenda. Pastaj, i mbushi gotat me një lëng pemësh dhe erdhi dhe u ul pranë meje në një dhomë të madhe pritjeje.

Ndihesha keq dhe, thënë të drejtën, nga pak edhe frikësohesha prej saj: kisha hyrë në banesën e një femre të cilin ende nuk e njihja mirë.

Pas disa minutash ma mori gotën nga dora dhe u ngrit në këmbë. “Dua të tregoj diçka, por mos u shqetëso: unë jam e martuar!”, m’u drejtua me një zë gazmor dhe më erdhi pranë.

Kërkonte që të fillonim me puthje, mirëpo ende isha në mat-pozicion nga ajo që dëgjova. Në vend se të shqetësohesha për këtë, më shkoi buza në gaz.

Ajo e vërejti këtë dhe insistoi që t’i tregoja arsyen e të qeshurës sime. “Po qeshi, sepse edhe unë jam i martuar!”, i thashë shkurt, duke mos ia fshehur të vërtetën time.

Kur prita se kjo do të ndikonte negativisht te ajo, m’u ul në prehër dhe më tha: “Sot po i tradhtojmë ti gruan e unë burrin tim që nuk e kam parë qe një muaj”.

Nuk doja të vazhdoja më tutje pa më treguar sinqerisht për jetën e saj. Më tha se burrin e kishte biznesmen, i cili kohën më të madhe e kalonte në Shqipëri, ndërkaq qe tre vjet ishin martuar dhe kishin blerë banesë në Prishtinë.

E ndiente mungesën e tij prej kohësh dhe më tha se sikur të dija se do të ishte kështu më shumë larg sesa afër, kurrë nuk do të martohej. E luta t’më tregonte emrin e tij, mirëpo ma mbylli gojën me puthje.

E ndjeva menjëherë se sa e shumëvuajtur ishte: kushedi tash e sa javë nuk kishte bërë dashuri. Më urdhëroi që të mos e kujtoja gruan e tij derisa bëja seks me të.

Nuk e di as vetë sa orë kemi qenë njëri mbi tjetrin, mirëpo unë gjatë tërë kësaj kohe mbaja veshët përpjetë dhe përgjoja derën. Frikësohesha se mund t’më zinte dikush në atë banesë, edhe pse ajo më siguronte se përveç burrit të saj nuk mund të trokiste asnjeri në derë, ndërkaq ai nuk do të kthehej edhe një javë.

Doja të ikja nga ajo banesë dhe kur po i veshja pantallonat, ajo nuk më lëshoi. “Nuk do të shkosh edhe pak. Kënaqësinë që kam përjetuar sot kushedi kur do ta përjetoj…”, më luste derisa unë mundohesha të shpëtoja nga kthetrat e saj.

Dhe, në mbrëmje vonë mezi kam dal nga banesa e saj…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat