Përqafimet në çift më të mira se seksi, ky studim i fundit është befasues

Seksi

Përqafimet në çift më të mira se seksi, ky studim i fundit është befasues

Më: 30 janar 2020 Në ora: 20:21
Ilustrim

Të gjithë e dimë që seksi është i dobishëm! Dhe kësaj fjalie nuk i heqim as presjen! Benefitet janë të shumta si në pjesën e humorit, mirëqenies së përgjithshme dhe kryesorja është një super terapi për vetë çiftin sepse ndikon që marrëdhënia të zgjasë në mënyrë cilësore. Por, nga një hulumtim i fundit i kryer nga Universiteti i Torontos dhe Universiteti i Fribourg-ut, ka dalë se lidhja e fortë dhe e vërtetë mes dy njerëzve që duhen nuk varet nga akti seksual, përkundrazi! Është diçka më e thjeshtë, të cilën shpesh tentojmë ta harrojmë në përditshmërinë tonë...

Është një përqafim, një përkëdhelje, madje pa seks! Studiuesit arritën në këtë përfundim pasi kryen katër studime të ndryshme mbi qindra njerëz me prejardhje të ndryshme etnike. Në eksperimentin e parë, çiftet raportuan se ishin të kënaqur më shumë me seksin, pasuar nga kontakti i ngrohtë siç është përqafimi apo përkëdhelja.

Studimi i dytë tregoi se çiftet me marrëdhënie seksuale të shpeshta janë gjithmonë pozitiv. Testet tre dhe katër, treguan se njerëzit më të dashur dhe më pak aktivë seksualë janë shumë më të lumtur se çiftet nga eksperimentet e mëparshme.

Përfundimi?! Qëllimi për vitin 2020-të është të fusim më shumë përqafime, puthje dhe përkëdhelje në jetën e çiftit, pa lënë pas dore natyrisht seksin e mirë dhe të shëndetshëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat