Rrëfimi erotik i 27-vjeçares: Bëj seks me kolegun në zyrën e punës, një ditë me ndodhi kjo gjë

Seksi

Rrëfimi erotik i 27-vjeçares: Bëj seks me kolegun në zyrën e punës, një ditë me ndodhi kjo gjë

Më: 30 janar 2020 Në ora: 23:39
Ilustrim

Një 27-vjeçare nga Britania e Madhe ka zgjedhur ta ndaj historinë e saj me të gjithë duke i dërguar një letër psikologes së prestigjiozes “The Sun”.

Vajza ka treguar për lidhjen e saj me kolegun e saj të punës dhe ka kërkuar një këshillë nga psikologja se çfarë duhet të bëjë me këtë lidhje.

Letra e vajzës:

Jam 27 vjeç dhe punoj në një agjenci turistike dhe së bashku me mua punojnë edhe shumë persona të tjerë.

Para disa ditësh njëri nga kolegët do të largohej nga puna dhe vendosi që të organizonte një festë me të gjithë ne. Në mbrëmje ai mu afrua dhe filloi të flirtonte. Unë e dija që ishte i fejuar por kjo nuk më ndaloi ta vazhdoja bisedën.

Pasi mbrëmja përfundoi ai më tha se nëse unë kisha dëshirë, mund të më çonte në shtëpinë time që të mos shkoja vetëm.

Pranova dhe e ftova brenda sepse shoqen e shtëpisë nuk e kisha atë natë. Hapëm një shishe verë dhe përfunduam duke bërë seks. Ajo natë ishte fantastike dhe aty fillova të ndjejë diçka për të.

Ne vazhduam bashkë dhe jemi ende sot, por kam kuptuar që ai më mban vetëm për seks dhe lekë.

Unë gjithnjë i jap atij hua por ai nuk mi kthen asnjëherë. Unë e dua por nuk di si t’ia bëj…a duhet të vazhdoj me të?!

Përgjigjja e psikologes:

Ti mund ta duash por nuk jam aspak e sigurt se edhe ai të do ty.

Është e qartë që të mbanë për para prandaj dhe ti duhet t’i japësh fund kësaj lidhjeje pasi të shfrytëzojnë. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat