Gjëra më të rëndësishme se madhësia e penisit

Seksi

Gjëra më të rëndësishme se madhësia e penisit

Zhaklin Lekatari Nga Zhaklin Lekatari Më 7 shkurt 2020 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Burrat dhe gratë janë të ndryshëm dhe ndonëse unë kam respekt vetëm për pak ekzemplarë nga kjo gjini , vazhdoj me tentativat e kota për t’i kuptuar. Për këtë arsye nuk më qëndron si i rënë nga qielli obsesioni i tyre për madhësinë e penisit, i cili pjesën me të madhe të kohës ndodhet brenda pantallonave.

E kam thënë me mijëra herë, që nuk ka xhel, pompë apo formulë sekrete që zmadhon penisin. Operacioni plastik e zgjat atë vetëm për disa cm ( shumë të parëndësishëm) dhe në fund të ditës  ai ka rrezikshmërinë e vet. Prandaj të dashur djema, mbushni mend, ka shumë gjëra të tjera të rëndësishme që duhet të keni, përpos madhësisë së penisit që ruani sikur ta keni sy.

Higjena

Higjena juaj, era juaj, kujdesi që tregoni për veten kanë rëndësi. Ato thonjtë mundësisht të jenë të prerë dhe mos e rrisni më atë thojin te gishti i vogël. Ça dreqin është, lugë portatile ?

Kontakti me sy

Sepse bisedat e rëndësishme bëhen duke u parë në sy, jo duke parë poshtë brezit se çfarë ka.

Muzika që dëgjon

Jo më kot thonë që njerëzit që të tregojnë muzikë të re, janë të rëndësishëm.  Muzika është elementi që iu bashkon apo ndan. Nëse je fans i Noizyt apo muzikës tallava, turbo-folk e kshu me rradhë, madhësia e penisit tënd nuk do përmirësojë situatën.

Veshja apo pantallonat

Nëse koordinon xhupin e kuq me atletet e kuqe, ose ke pantallonat tepër te ngushta do të thotë që ende nuk di të blesh për veten si adult. Kjo është shumë me keq se një mikropenis.

Mendimi kritik, opinion, besimi fetar e politik

Je feminist, PD, LSI, PS, Elvis Naçi ? Të gjitha këto janë çështje të rëndësishme, sepse me penis nuk votojmë dot.

Sa të dëgjon, kupton

Penisi nuk ka veshë. Edhe nëse do kishte nuk mendoj që do të kuptonin mjaftueshëm.

Aftësia në komunikim

Është i aftë të komunikojë, të përgjigjet kur ke nevojë ? Një penis nuk flet dot në telefon.  Po me miqtë e tu ? Është i komunikueshëm, gjen një gjuhë të përbashkët? Jo për gjë por ata do gjykojnë sjelljen dhe jo xhevahiret e familjes.

Çfarë mendon ai për feminizmin dhe barazinë gjinore

Patjetër që çdo djalë është i mirëpritur të dijë më shumë rreth barazisë gjinore, por nëse është tashmë një projekt i përfunduar, kjo e bën të parëndësishme madhësinë e penisit të tij.

Sa i mirë është në dhurimin e orgazmave

E di që të gjithë mendoni që dhurimi i orgazmave varet nga madhësia e penisit. Por, nuk është kështu. Nuk lexoni Tabu ?

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat