“Ndërsa gruaja ishte në një festë vendosa të bëja një montazh të fotove për 40 vjetorin e saj dhe doja t’ia bëja surprizë.”
Ky është rrëfimi i një bashkëshorti për psikologun. Në artikullin e botuar nga The Sun, ai tregon se si zbuloi tradhtinë gruas së tij.
Rrëfimi i plotë:
Kërkova në laptop dhe u trondita kur gjeta foto të saj seksuale me çifte të tjera.
Në të gjitha fotot ishte i njëjti burrë.
Jemi martuar gjashtë vite më parë dhe të dy jemi 39-vjeç.
Fotot ishin me data kështu që zbulova se janë bërë pas martesës sonë. U shokova totalisht.
E dua shumë gruan time. Nuk e di nëse do flas me të apo do ta lë.
Shqetësohem se çdo gjë që do të them do ti përkeqësojë gjërat.