34-vjeçari bën seks me motrën e të dashurës dhe tronditet/ Të dyja janë shtatzënë, çfarë do bëj?

Seksi

34-vjeçari bën seks me motrën e të dashurës dhe tronditet/ Të dyja janë shtatzënë, çfarë do bëj?

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 16:15
Ilustrim

Bëra seks me motrën e të dashurës sime shtatzënë në një moment dobësie.

Ky është rrëfimi i një 34-vjeçari për psikologun. Në artikullin e botuar nga The Sun, ai shprehet se tani edhe motra e të dashurës ka mbetur shtatzënë dhe dëshiron që ta mbajë.

Rrëfimi i plotë:

E dashura ime është shtatzënë dhe po pret fëmijën tim. Por tani motra e saj po më thotë gjithashtu se është shtatzënë me fëmijën tim dhe ka ndërmend ta mbajë,.

Ky duhet të ishte viti më i lumtur i jetës sime por gjithçka u shkatërrua, ashtu ai edhe unë. Kam katër vite me të dashurën. Unë jam 34 dhe ajo 24-vjeç. U transferuam në shtëpinë tonë të re disa muaj më parë.

Ajo duket mahnitëse dhe është shumë e lumtur gjatë gjithë kohës.

Motra e saj është 20 vjeç dhe shumë e bukur. Partnerja ime më tha se e motra më kishte qejf kur më takoi për herë të parë.

Pasi u transferuam, e dashura ime doli jashtë me miqtë dhe motra e saj erdhi në shtëpinë tonë.

Ajo ishte e mërzitur dhe unë i kërkova të vinte të pinte kafe. Më hapi zemrën duke më thënë se i dashuri i saj i kishte dhënë fund lidhjes së tyre 1 vjeçare dhe po takohej me shoqen e saj më të mirë.

Unë e qetësova, vura krahun rreth saj dhe ne u ulëm në divan. Papritur ajo u kthye drejt meje dhe më puthi në buzë.

U tërhoqa dhe e pyeta se çfarë po bënte. Më kërkoi falje por përfunduam duke bërë seks.

Mbaroi brenda disa minutash dhe pastaj i kërkova që të largohej.

U ndjeva keq për këtë dhe e kam shmangur që nga ajo kohë. Pastaj ne shkuam tek prindërit e të dashurës sime për darkë dhe ajo ishte aty.

Më tha në kuzhinë se ishte shtatzënë, gati sa nuk u mbyta, prindërit e saj e dinin tashmë dhe ajo vazhdoi të aludonte gjatë natës se isha unë babai.

Ata thjesht qeshën sepse besojnë se është fëmija i ish të dashurit të saj.

Por me gjërat që më tha besoj se ajo po tregonte të vërtetën dhe unë jam babai.

Çfarë do të bëj kur të zbulohet ngjarja? E dashura ime nuk do më falë kurrë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat