Femrat që kanë futur në krevat më shumë se 10 meshkuj mund të përballen me një rrezik të madh, cili është ai

Seksi

Femrat që kanë futur në krevat më shumë se 10 meshkuj mund të përballen me një rrezik të madh, cili është ai

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 06:46
Ilustrim

Një studim i ri ka treguar se femrat që kanë patur më shumë se 10 partnerë seksualë janë më të rrezikuara të preken nga kanceri në pleqëri.

Studiuesit zbuluan se mund të kishte një lidhje midis infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe kancerëve si HPV, që dihet se rrit rrezikun e sëmundjeve në qafën e mitrës dhe të penisit.

Ata dolën në rezultatin se njerëzit që kanë kryer marrëdhënie seksuale me më shumë partnerë kishin tendencë të pinin më shumë alkool dhe të pinin më shumë cigare.

Gjetjet nuk ishin arsye për të shmangur marrëdhëniet seksuale, të cilat sjellin një sërë përfitimesh në shëndetin fizik dhe mendor.

Studiuesit nga Universiteti Anglia Ruskin, Kembrixh, grumbulluan të dhëna nga afro 6 mijë burra dhe gra mbi moshën 50 vjeç.

Në mesin e burrave, ata që raportuan se ksihin patur më shumë se 10 partnerë në jetën e tyre kishin një shans 69 përqind më të lartë për të pasur kancer, krahasuar me ata që kishin qëndruar në shtrat vetëm një ose asnjë.

Gratë që raportuan 10 ose më shumë partnerë seksual u zbuluan se ishin 91 përqind më shumë rrezik për tu diagnostikuar me kancer.

Vetëm 486 burra (19 përqind) dhe 239 gra (7.5 përqind) pranuan se kishin bërë seks me 10 ose më shumë njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat