“Seksi i zhurmshëm i fqinjëve më bën që të ndihem i dhunuar”

Seksi

“Seksi i zhurmshëm i fqinjëve më bën që të ndihem i dhunuar”

Më: 4 mars 2020 Në ora: 13:56
Ilustrim

Një djalë është shprehur se ndihet i dhunuar në hapësirë e tij pasi seksi i zhurmshëm e fqinjëve e shqetëson shpesh herë.

Në letrën e dërguar për psikoterapisten amerikane, Pamela Stephenson Connolly, ai shkruante:

"Jam i humbur pasi nuk di çfarë të bëj rreth seksit të zhurmshëm të fqinjëve të mi. I kam shkruar një letër që të jenë të sjellshëm duke i thënë se mund të dëgjoj gjithçka, por sërish vazhdojnë në të njëjtën mënyrë dhe janë po aq të zhurmshëm.

Unë zemërohem kur ata fillojnë të bëjnë seks teksa unë shoh televizor ose kur zgjohem herët në mëngjes nga rënkimet e vajzës. Kufjet nuk janë një zgjidhje. Unë dua të jem një fqinj tolerant, por ndihem i dhunuar në hapësirën time."

Nuk i ka munguar sugjerimi nga psikoterapistja që është specializuar për të trajtuar çrregullimet seksuale.

"Ndjenjat e tua janë të kuptueshme dhe ke një këndvështrim të balancuar për të drejtat e vetes dhe të tjerëve. Por kjo situatë është e tillë prej një kohe të gjatë dhe nuk do të ndryshojë. Në momentet kur ndiheni të vetmuar ose të zemëruar, do të mërziteni më shumë se zakonisht. Nuk do të habitesha nëse do më thoje se kjo ka ndikuar në seksualitetin tënd. Energjia erotike e të tjerëve mund të ndikojë në shumë reagime të ndryshme: neveri, siklet, kënaqësi, madje edhe eksitim.

Efekti në disa njerëz të caktuar mund të jetë se erotizmi i të vetes bashkohet me atë të të tjerëve, kështu që seksi nuk bëhet aq i bezdisshëm. Por të sugjeroj të flasësh me fqinjët tuaj. Nuk keni pse të jeni shumë specifik duke i thënë se muret mund të dëgjojnë gjithçka. Ata mund të respektojnë ndjenjat e dhunës, kështu që bëni një kërkesë me qetësi që ata të kontrollojnë veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat