Seksologu i vetëm nga Kosova tregon si duhet të kryeni marrëdhënie gjatë koronavirusit

Seksi

Seksologu i vetëm nga Kosova tregon si duhet të kryeni marrëdhënie gjatë koronavirusit

Më: 13 prill 2020 Në ora: 14:37
Hajrullah Fejza

Seksologu i vetëm nga Kosova dhe në rakjon, Hajrullah Fejza, u ka dhënë shpresë shumë atyre që kanë pasur dyshim rreth marrëdhenieve seksuale, në kohën kur të gjithë po kërkojnë të mbahet distance sociale.

Sipas tij, nëse partnerët janë të sigurt se nuk janë të infektuar, mund të bëjnë lirisht marrëdhënie.

“Marrëdhënia seksuale është e sigurtë, nëse merren masat. Për fat të mirë, nuk është konfirmuar ende që koronavirusi gjendet apo mund të shpërndahet përmes spermës. Ajo cka duhet me pas kujdes tek mënyra e përhapjes së virusit gjatë marrëdhënieve seksuale, është marrëdhëniet seksuale me partner të pasigurt.  Nëse të dy partnerët janë të sigurt që nuk janë të prekur nga coronavirus, atëherë marrëdhënia është shumë e sigurt”, ka thënë Fejza.

Ndër të tjera, ai ka thënë se është pikërisht marrëdhënia seksuale gjëja më pozitive në kohën kur të gjithë janë në karantinë. Për këtë, ai ka dhënë disa arsye.

“Në kohë të pandemisë mund të aplikohet të dy marrëdhëniet, edhe solo edhe me partnerin. Bile-bile është kohë shumë e përshtatshme, përvec të këqijave që i ka sjell kjo pandemi, në aspektin e shëndetit seksual nëse shfrtyëzohet mirë është kohë shumë e mirë, më së pari për rikuperim të intimitetit dhe të marrëdhënieve në cift dhe pastaj rritjen e përformancës në marrëdhënie seksuale, qofshin ato solo apo ato me partnerin”, ka shtuar ai.

Madje, qëndrimi në shtëpi, sic thotë ai, e bën ripërtëritjen dhe rifreskimin e marrëdhënies.

“Marrëdhëniet seksuale janë marrëdhënie që lypin ripërtërirje, rifreskim dhe përmirësim të teknikave të të bërit seks. Kjo kohë e pandemisë është më e përshtatshme, për shkak se të dy partnerët janë më pak të ngarkuar me punët e tyre të përditshme, nuk kanë shumë stres, pastaj janë një kohë të gjatë bashkë në shtëpi”, shton ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat