"Seksi virtual me ish të dashurin, më bëri..." - Bota Sot
"Seksi virtual me ish të dashurin, më bëri..."

Seksi

"Seksi virtual me ish të dashurin, më bëri..."

Nga: Bota sot Më: 22 prill 2020 Në ora: 18:43
Ilustrim

Kam pasur seks fantastik virtual me një të dashur të vjetër, por kam frikë të ndahem nga partneri im, ngase ai mban paratë e mija.

Unë jam 31 vjeqar dhe partneri im 36. Ne jemi bashkë për katër vite. Ai filloj një biznes me taksi. Ai nuk mund të merrte një kredi bankare dhe kështu unë ia huazova 2 mijë paundë që gjyshi im më la mua.

I dashuri im ishte i lumtur që ishte bërë vet shef, por drejtimi i këtij biznesi me taksi ishte stresues dhe tani ai po shqetësohet për shkak të krizës me koronavirus.

Ne nuk jemi bashkë dhe kështu jemi në gjendje të bisedojmë vetëm përmes internetit.

Ai asnjëherë nuk ka diqka për të folur shumë dhe unë jam lodhur duke u përpjekur për të qëndruar gjithmonë pozitive.

Edhe unë kam shqetësimet rreth punës time.

Ish i dashuri im ka qëndruar një shok i mirë për mua dhe tani është në një lidhje me një femër tjetër.

Ai mu shfaq në faqen time në Facebook disa javë më parë me mesazhin që më sugjeronte se mund të bisedojmë në mediat sociale.

Ne u bëmë miq dhe ai filloj të flirtoj. Të dy pimë dhe ishim duke shikuar të njëjtin program në tv dhe atëherë ai filloj të flas pistë. U ndeza shumë. Unë kurrë më parë nuk kam pasur seks virtual por më të vërtet kohët e fundit është bërë i mahnitshëm.

Të nesërmen ai më thiri dhe më tha se ndihet keq për tradhtinë, por ai kurrë nuk e ka dashur të dashurën e tij.

Unë kam akoma ndjenja të forta për të dhe ai ndjen të njëjtën gjë, por ai nuk dëshiron që asnjëri nga ne të lëndohet ose të prishë miqësin tonë.

Unë jam konfuze rreth mesazheve të tij të përziera.

E dua partnerin tim, por duke qenë me ish të dashurin tim është fun dhe më ka bërë ta kuptoj se sa pak përpjekje ka bërë partneri im për mua.

Unë jam e shqetësuar se nëse i jap fund, asnjëherë nuk do t'i shoh 2 mijë paundë e mijë të trashëguar.

Psikologia përgjigjet:

Keni ende ndjenja për ish të dashurin, por ai nuk po ju ofron një lidhje. Bëhuni e kujdesshme që të mos e lejoni këtë shokun tuaj të shpresoj se do të ju ndryshoj mendjen.

Nëse ai do të ju ketë si një tortë të tij dhe të ju hajë, ai nuk do të ketë arsye të ndryshojë.

Hapi më i mirë është të qëndroni larg tij dhe të shihni se si të rregulloni lidhjen tuaj aktuale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat