“Zona e orgazmës”/ Ekspertja e seksit tregon saktësisht se ku gjendet “pika G”

Seksi

“Zona e orgazmës”/ Ekspertja e seksit tregon saktësisht se ku gjendet “pika G”

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 06:14
Ilustrim

Një eksperte e seksit zbulon të gjitha në lidhje me pjesën ‘misterioze’ estrogjene – ‘Pikën G’.

Daily Star Online intervistoi eksperten e seksit Annabelle Knight për këshillën e saj në lidhje me temën intime.

Megjithëse mund të jetë e vështirë për t’u gjetur, disa vënë në dyshim ekzistencën e ‘Pikës G’.

Shkencëtarët gjithashtu kanë vënë në dukje se disa gra nuk kanë zonën erogjene në fjalë.

Pavarësisht spekulimeve, zona e orgazmës mund të arrihet tek shumica e grave.

“Jo çdo grua ka ‘pikën G’, por rreth 60% e tyre po”, deklaroi ekspertja e seksit.

Ekspertja këshillon që të eksperimentoni me veprime të ndjeshme për të zbuluar se çfarë i shtyen gratë të arrijnë më shpejt tek orgazma.

“‘Pika G’ shtrihet në muret e para vaginale, rreth 5-8 cm mbi hapjen e vaginës”, sipas Annabelle.

“Është më e lehtë për t’u gjetur nëse gruaja shtrihet në shpinë dhe e fut gishtin e mesëm në vaginë”, deklaroi tutje ajo.

“Pjesa estrogjene duhet të ofrojë ndjesinë e prekjes së ndonjë objekti të fortë, gati sa sipërfaqja e një arre”.

“Indet që rrethojnë mitrën, të quajtur sfungjerë uretral, do të fillojnë të fryhen”.

Sipas saj, zona e ënjtjes njihet si ‘Pika G’.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat