E dashura po më refuzon për seks, por a do të thotë kjo se..... - Bota Sot
E dashura po më refuzon për seks, por a do të thotë kjo se.....

Seksi

E dashura po më refuzon për seks, por a do të thotë kjo se.....

Nga: D.B. Më: 28 korrik 2020 Në ora: 13:53
Foto Ilustrim

“E dashura ime është ftohur dhe më rri larg, mendoj se kjo është si pasojë e abuzimit të saj seksual si fëmijë”, kështu e nis rrëfimin një 25 vjeçar për “The Sun”.

E dashura Deidre:

Dikur ne duheshim hapur dhe të gjithë na kishin zili, por tani e dashura ime është e largët dhe e ftohtë. Unë mendoj se krejt kjo vjen si pasojë e lëndimit dhe abuzimit që ajo kishte vuajtur në të kaluarën. Unë jam 25 vjeç, ajo është 23 vjeçe.

Jemi bashkë për katër muaj por tashmë ka filluar të më anashkalojë dhe të më shtyjë nga vetja. Ajo kishte një fëmijëri të vështirë dhe ishte abuzuar seksualisht, që ka ndikuar të ketë frikë nga intimiteti. Nuk ma ka thënë se nuk i pëlqej, kështu që mund ta kem edhe një mundësi, por tashmë mezi flet me mua, dhe nuk dëshiron një takim tjetër. A duhet t’i qëndroj pranë për ta përkrahur apo thjeshtë të largohem?

Përgjigja e Deidres:

Kjo që ka ndodhur me të dashurën tuaj vërtetë është shumë pikëlluese, por nuk mund t’i zgjidhësh problemet në vend të saj. I thuaj të kontaktojë “Rape Crisis”, që i ndihmon secilit që ka pësuar dhunë apo dhunim e abuzim seksual, dhe besoj se lidhja juaj do të funksionojë.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat