Kolegia po më kërcënon: Do ti tregojë të dashurës time që kemi bërë seks

Seksi

Kolegia po më kërcënon: Do ti tregojë të dashurës time që kemi bërë seks

Nga: D.B. Më: 30 korrik 2020 Në ora: 19:33
Foto Ilustrim

Një djalë është tepër i shqetësuar se e dashura do i zbulojë sekretet seksuale të së kaluarës. Ai i ka dërguar një letër psikologes Deidre ku tregon se kolegia e tij e kërcënon që ti tregojë të dashurës për marrëdhënien seksuale që kanë pasur ata që në adoleshencë.

Deidre e ka këshilluar që të kuptojë ndjenjat e vërteta para se ai të marr një vendim.

E dashura Deidre:

Kolegia ime e punës po më kërcënon që do ti tregojë të dashurës time,që unë dhe ajo dikur kemi bërë seks oral, një natë kur ishim të dehur.

Atëkohë unë isha i tërhequr nga ajo në moshën 17 vjeçare, por më kaloi. Ne një kohë të gjatë nuk jemi parë, por ja që tani punojmë të dy në të njëjtën Kompani Ndërtimi. Më vonë, njoha të dashurën time dhe rashë në dashuri me të. Unë jam në lidhje të shëndetshme me të dashurën time, por kolegia ime vazhdimisht ma kujton të kaluarën dhe mundohet që të më josh sërish. Ajo është shumë e bukur dhe elegante por unë e dua të dashurën time.

Ne të dy jemi në mes të 30-ave, kurse e dashura ime 27 vjeçare. Unë dhe e dashura ime kemi qenë gjithmonë të afërt me njeri –tjetrin, dhe ndajmë gjithçka së bashku, madje kemi qenë gjithmonë besnik e të sinqertë. Por kolegia ime i di të gjitha sekretet e mia më të mëdha, dhe nuk do ta mendoja kurrë që do ma bënte këtë.

Kohë e fundit, ne kemi pasur një zënkë pasi ajo më kërcënoi se do i tregojë të dashurës time, se çfarë kemi bërë bashkë para shumë vitesh. Duhet të pranoj që shumë herë kam qenë konfuz, nëse duhet të jem me të, dhe jo me të dashurën time që e kam tani.

Por kolegia po vazhdon të më rrëmbejë, pasi shumë herë më vjen në zyre, dhe tenton të më tërheq kah vetja për kravate dhe që të më puth. Mundohem ta refuzojë po jam në situatë të pa këndshme, kur më kujtohet nata me të.

A duhet ti tregoj asaj të vërtetën, para se ajo të flasë, meqë para të dashurës sime ajo sillet si një shoqe dhe kolege shumë besnike dhe e mirë?

Përgjigja e Deidres:

Zbulo ndjenjat e tua më parë. Kolegia jote duket se është e lënduar, prandaj po të kërcënon që ti tregojë të dashurës tënde se çfarë keni bërë të dy.

Ti duhet të vendosësh se me kë do të jesh ose do ti lëndosh të dyja.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat