Kam tradhtuar të fejuarën, duke bërë seks me ish të dashurën time/ Por tani kam frikë se ajo është infektuar me HIV

Seksi

Kam tradhtuar të fejuarën, duke bërë seks me ish të dashurën time/ Por tani kam frikë se ajo është infektuar me HIV

Nga: D.B. Më: 31 korrik 2020 Në ora: 16:55
Foto Ilustrim

Kam shumë frikë se e dashura ime ka marr HIV, pasi e kam tradhtuar me një ish-in tim në një ritakim me shoqërinë e shkollës. E kam tradhtuar me një pasion të vjetër. Në ato momente u ndjeva shumë mirë, por kjo tani po më shkakton neveri. Ishte kënaqësi t`i shihja fytyrat e vjetra përsëri. Njëra prej tyre ishte e dashura ime e parë. Ne ishim të lidhur kur ishim 16 vjeç, shkruan “The Sun”, transmeton “ Bota sot”.

E dashura Deidre:

Kam shumë frikë se e dashura ime ka marr HIV, pasi e kam tradhtuar me një ish-in tim në një ritakim me shoqërinë e shkollës. E kam tradhtuar me një pasion të vjetër. Në ato momente u ndjeva shumë mirë, por kjo tani po më shkakton neveri. Ishte kënaqësi t`i shihja fytyrat e vjetra përsëri. Njëra prej tyre ishte e dashura ime e parë. Ne ishim të lidhur kur ishim 16 vjeç, shkruan “The Sun”. Flirtuam dhe pimë gjithë natën, në fund të mbrëmjes shkuam në apartamentin e saj dhe bëmë seks. Ne nuk përdorëm mjete mbrojtëse. Çfarë budallenjsh! Jam 26 vjeç dhe nuk më besohet se sa budalla kam qenë.

Unë jam i fejuar me një vajzë të bukur të cilën çdokush do të dëshironte ta kishte. Ajo është një vit më e re se unë dhe jetojmë së bashku qe 5 vite. Ajo kaloj momente të vështira kur vëllai i saj vdiq në një aksident me motoçikletë vitin e kaluar. Ajo fajësoi veten sepse vëllai ishte duke i bërë një nder në momentin e aksidentit. Ajo u tërhoq nga unë dhe ka humbur interesin për seksin. Unë nuk e fajësoj atë aspak, por ndjehem i refuzuar dhe i trishtuar.

Mendoj se kjo ishte arsye që unë humba në takimin me atë vajzën. Duke parë dashurinë time të parë e kuptova se sa i vetmuar isha dhe sa kisha nevojë për pak dashuri. Ajo tha: "Vetëm për kohët e vjetra”, dhe kjo na u duk në rregull për ta bërë. E dashura ime, natyrisht, nuk dinte asgjë lidhur me këtë. Pastaj ajo kishte një test rutinë te mjeku dhe mjeku i tha se ajo kishte një infeksion dyshonte në HIV.

Ajo ka bërë analiza të mëtejshme, por ende nuk kanë dalë rezultatet. Unë jam aq i frikësuar se asaj do t`i shfaqet HIV. Unë jam i vetmi djalë me të cilin flinte ajo gjashtë vitet e fundit. A duhet t`ia tregoj të vërtetën. Ne kemi ëndërruar gjithmonë për të filluar një familje së bashku. Unë jam plotësisht i shqetësuar, kam shkatërruar të gjitha ato ëndrra në vetëm një natë harbimi.

Përgjigja e Deidres:

Mos qëndroni në shtëpi duke u shqetësuar. Shkoni në një klinikë dhe bëjeni një kontroll.

E dashura juaj mund të ketë një infeksion të vogël, që nuk është transmetuar nga seksi. Në qoftë se kjo është atëherë ju do të duhet të jeni i sinqertë, por nuk duhet ta fajësoni atë për pikëllimin e saj. Tregoji asaj se sa keq ndihesh. Premtoj se kjo nuk do të përsëritet. Jepni kohë e saj për të qenë e zemëruar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat