Mjekja kandeze: Vendosni maskat kur të bëni seks

Seksi

Mjekja kandeze: Vendosni maskat kur të bëni seks

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 00:41
Foto ilustrim

Një mjeke e lartë në Kanada ka kërkuar nga çiftet të mos puthen e as të mos bëjnë marrëdhënie seksuale pa maska, në mënyrë që ta mbrojnë vetën e tyre nga infektimi me koronavirus.

Në një deklaratë, Dr. Theresa Tam, zyrtarja kryesore e Shëndetit Publik të vendit, kundërshtoi idenë se koronavirusi mund të kontraktohet nëpërmjet spermës ose lëngut vaginal, shkruan Daily Mail.

Sido që të jetë, aktiviteti seksual me partnerë të rinj rrit rrezikun e infektimit me virusin, sidomos nëse ekziston kontakti i ngushtë.

“Ashtu si aktivitetet e tjera gjatë COVID-19 që përfshijnë afërsi fizike, ka disa gjëra që mund të bësh për të minimizuar rrezikun e infektimit dhe përhapjes së virusit”, tha Tam.

Tam thotë se “hapi më i rëndësishëm është të sigurohemi që njerëzit të kenë një marrëdhënie besimi me partnerët e tyre seksualë”.

Ajo thotë se rreziku mund të mënjanohet nëse mbahet maska duke mbuluar gojën e hundën, duke shmangur afërsinë ballë për ballë dhe puthjet.

Kjo, pasi që virusi përhapet përmes spërklave, të cilat mund të thithen ose të zbresin në hundë dhe gojë. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat