Kjo është mosha ideale për të bërë seks

Seksi

Kjo është mosha ideale për të bërë seks

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 00:25
Ilustrim

Shumë persona shqetësohen rreth faktit se a është shumë herët ose vonë për të filluar të aktivitetin seksual, por ky studim tregon moshën perfekte për të filluar.

Shumë persona kanë pyetje rreth seksit që nuk kanë gjetur përgjigje askund dhe një prej pyetjeve më të pyetura është se cila është mosha e duhur për t’u bërë aktiv seksualisht, shkruan “TimeOfIndia”.

Disa persona janë kurioz rreth seksit që në fillim të adoleshencës, disa si shkak i frymës në të cilën janë rritur ose si shkak i komplekseve personale, kanë frikë edhe të mendojnë rreth temës.

Shpeshherë mund të ndiheni sikur keni gabuar, por kjo mund të fajësohet vetëm te sistemi i edukimit që kemi mbarë botës, sepse në vend se ti edukojmë fëmijët rreth seksit, ne i fshehim ata.

Sipas ekspertëve, mosha e duhur si për femrat ashtu edhe për meshkujt për të filluar aktivitetin seksual është 18 vjeç.

Edhe pse ka teori që sugjerojnë ndryshe, ka një shpjegim shumë logjik se pse ekspertët mendojnë kështu. Dhe jo, kjo nuk ka të bëjë me normat morale të shoqërisë, por me zhvillimin fizik dhe psikik të personit.

Për djemtë kjo është mosha e duhur sepse testosteroni arrin nivelin e duhur për të kryer marrëdhënie, përndryshe marrëdhëniet në moshë më të hershme mund të ndodhë të shkaktojnë probleme në zhvillimin e tyre fizik, por gjithashtu në kuptimit e seksit në përgjithësi.

Si shkak se djemtë zhvillohen emocionalisht më vonë se femrat, ata janë më impulsiv në marrjen e vendimeve rreth seksit. Pas moshës 17 vjeçare ata fillojnë të kuptojnë veprimet e veta më mirë.

Ndërsa femrat në anën tjetër, zhvillohen shumë më ndryshe se meshkujt. Ndryshimet fizike ndikojnë në gjendjen e tyre emocionale. Studimet shfaqin se femrat që bëjnë seks para moshës 17 vjeçare kanë më shumë tendenca të bien në depresion.

Shkaku i zhvillimit më të avancuar emocional, femrat mund të kenë më shumë “bagazh” emocional për veprimet e tyre, prandaj mosha e duhur është 18 vjeç.

Mbi të gjitha, përveç moshës ka rëndësi shumë sa të gatshëm jeni për aktin.

Seksi është pjesë e rëndësishme e shëndetit prandaj nuk preferohet të anashkalohet për shumë gjatë, mirëpo përgatitja emocionale duhet gjithmonë në mënyrë që ne të ndiheni rehat me veten dhe vendimet tuaja.

Parapërgatitja kryesore është të mësoheni të praktikojni seksin e mbrojtur. Shmangia e shtatzënisë së padëshirueshme është një ndër pikat më të rëndësishme për veten tuaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat