Kënaqësitë e seksit

Seksi

Kënaqësitë e seksit

Më: 5 janar 2021 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Seksi e ul tensionin. Dashuria e krijon. (Woody Allen)

Ne martohemi, bëjmë seks. Nga nektari ynë formohet embrioni. E vërtetë, qeliza jonë është formuar nga sperma. Prindërit tanë nuk janë lutur për ne, ata bënin dashuri, ata kanë qenë të lumtur, energjia e tyre seksuale buronte nga njëri-tjetri.

Baza e qelizës sate të parë është seksuale, sa më parë ta pranojmë seksin të natyrshëm, ai është krijuar të shkrihet te njëri-tjetri. Kur seksi konsiderohet i natyrshëm dhe pranojmë aktin si të vërtetë, atëherë ti e përjeton atë. Natyrisht ka shumë shkencëtarë që punojnë në fushën e psikologjisë evolucionare, primatologjisë, biologjisë evolucionare dhe në fusha të tjera që nuk e pranojnë teorinë që ne po e japim me fakte të mbledhura nga përvoja e personave të ndryshëm.

Në këto faqe shpresojmë që ata do të na falin nëse nganjëherë duket sikur ne po i thjeshtojmë gjërat, në cilësi e jo në sasi, me qëllim që të ilustrojmë më mirë kornizën e gjerë të paradigmave të ndryshme pa humbur në informatat e dyshimta dhe të pakta.

Informatat e ndryshimeve janë të vogla e të pakta. Femrat po të kishin aq shumë libido sa edhe meshkujt (libidoja, sipas Freudit konsiderohet shtysa seksuale. Thuhet se është një nga burimet themelore të energjisë për të gjithë jetën mendore, sëmundjet psikiatrike mund të kenë si shkak orientimin e keq të pamjaftueshëm të libidos) do të zhdukej edhe vetë shoqëria.

Lordi Acon në vitin 1875 deklaroi për fatin e mirë të tyre dhe të gjithë shoqërisë, se shumica e femrave janë fare pak të preokupuara për ndjenjat seksuale të çfarëdo lloji.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat