Historia më e tmerrshme e seksit oral që do të lexoni ndonjëherë

Seksi

Historia më e tmerrshme e seksit oral që do të lexoni ndonjëherë

Më: 11 janar 2021 Në ora: 06:35
Ilustrim

Unë dhe i dashuri im vendosëm të provonim ca lojëra anale pasi pamë një skenë pornografike me seks oral në anus. S’kishim bërë asgjë të kësaj natyre më parë, por unë isha kurioze dhe ai ishte i interesuar dhe kështu vendosëm ta provonim njëherë. Është e rëndësishme të jesh e hapur ndaj përvojave të reja, i thashë vetes. Edhe nëse përvojat e reja përfshijnë anusin e dikujt tjetër.

Natën në fjalë, ishim në shtëpi, po pinim diçka. S’e kishim planifikuar (më duket sikur planifikimi e zhvesh aktin nga magjia), por e ndjeja që ai po kënaqej shumë, e ndjeja që po rrezatonte. Tani që e mendoj, ndoshta duhet të kishim folur dhe të ishim përgatitur disi.

Filluam të nxeheshim. Teksa po i bëja seks oral, ai filloi të hapte këmbët ngadalë. Ishte e qartë ç’kërkonte kështu që mblodha kurajon dhe iu futa punës. Fillova të lëpij zonën pak nga pak, pa penetruar, por s’nxorra gjë në dritë. Ishte si të lëpije lëkurë me më shumë gunga se zakonisht. Ai po e shijonte – i dridheshin kofshët – dhe edhe pse kisha ende dyshime për gjithë aktin, vendosa të vazhdoj. Vendosa të bind veten që po kënaqeshim. Në atë moment, ai më lëshoi gazra në gojë.

Ishte e heshtur dhe po të mos kisha qenë në të njëjtën dhomë me të s’do ta kisha vënë re fare, por ja që e kisha fytyrën ngjeshur në zonën më të thellë të nënvetes së tij dhe ato gazra u dukën sikur dolën posaçërisht për mua. Papritur, kuptova në shok e sipër se ç’po bëja dhe duke menduar për atë, me aromën e gazrave në sfond dhe refleksin për të vjellë, ngriva në vend.

Kur erdha në vete, u ngrita dhe shkova në banjë ku qëndrova sipër tualetit duke pështyrë e duke marrë frymë me hove për disa minuta. U përpoqa të kuptoj ç’ndodhi me detaje. A e dinte ai që lëshoi gazra? Fizikisht nuk më la të kuptoja se e dinte – nuk lëvizi, nuk u përdrodh, nuk u turpërua. Pra, ose nuk e dinte që lëshoi gazra, ose po bënte sikur nuk e dinte.

Pasi më kaloi nevoja për të vjellë, bëra ca gargarë, të cilën e futa në gojë direkt nga shishja – nëse unë mund të prek anusin e tij me buzë, të njëjtën gjë mund të bëjë dhe ai – dhe motivova veten për ca minuta të mira që të kthehesha në dhomë. S’ka problem, trupat kështu janë, ti mund ta bësh. Për një moment të vetëm mendova ta çoja ç’nisa deri në fund, por s’e bëja dot. Shpika një justifikim. Ne u ndamë pas ca muajsh dhe s’e pyeta kurrë në e dinte që më lëshoi gazra në fytyrë.

P.S.: Kjo histori është pak e vjetër, por mbetet argëtuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat