16-vjeçarja: “I dashuri nuk më beson që isha e virgjër para se të takoja atë!”

Seksi

16-vjeçarja: “I dashuri nuk më beson që isha e virgjër para se të takoja atë!”

Më: 28 mars 2021 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

“I dashuri im mendon se po gënjeja kur i thash se jam e virgjër, sepse nuk pata gjakderdhje herën e parë që bëmë seks bashkë”, shkruan në rubrikën “Dear Deidre” të “The Sun” një adoleshente.

“Unë jam 16 vjeç dhe ai 18 vjeç, dhe kemi tre muaj që kemi nisur të dalim bashkë.

Ai tha që nuk është e mundur që unë të jem e virgjër, sepse nuk isha e ndrojtur kur bëmë seks, por kjo sepse ndihesha mirë me të.

Tani ai thotë se po gënjej dhe se kam bërë seks me djem të tjerë.

Ndihem tmerrësisht keq dhe nuk di çfarë të them ose të bëj që ai të më besojë”.

Në lidhje me këtë ngjarje, “Dear Deidre” tha:

“Ky është problemi i të dashurit tuaj, jo i juaji. Ai është i pasigurt dhe nuk ka asnjë ide se si funksionon trupi i një gruaje.

Jo çdo grua ka gjakderdhje herën e parë.

Mos e pranoni këtë trajtim, sepse do të dëmtojë vetëvlerësimin dhe besimin tuaj.

Mendohuni mirë nëse doni të qëndroni me të”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat