Çfarë mendojnë femrat gjatë seksit? – Do të mbeteni pa fjalë me disa përgjigje

Seksi

Çfarë mendojnë femrat gjatë seksit? – Do të mbeteni pa fjalë me disa përgjigje

Më: 15 maj 2021 Në ora: 06:31
Ilustrim

Të dish se çfarë mendojnë femrat ndërsa jeni duke bërë seks, kjo është çështja. Dhe më së shumti njerëzit i kanë dhënë karar, nuk flasin për çështje të tilla.

Por studiuesit e kanë përfshirë në hulumtime shkencore këtë aspekt dhe një i tillë është realizuar nga Universiteti i Harvardit, për të kuptuar se çfarë mendojnë femrat në çastet intime.

Për të dalë me konkluzione, u përfshinë në studim 2 mijë femra të moshave të ndryshme.

Studimi nxori se femrat gjatë seksit kanë turlilloj mendimesh, nga ato që lidhen me "veglat" e partnerit e deri te cilësitë dhe vlerat që ai ka në raport me të dhe shoqërinë.

Një në tri femra mendonte më së shumti për organin e partnerit në seks dhe shqetësoheshin në rastet kur ata e kishin të vogël.

Përveç madhësisë, gratë duket se shqetësohen edhe për performancën seksuale.

Sipas përgjigjeve speciale të grave që morën pjesë në sondazh, një në pesë, kur performanca nuk është ajo që do të dëshironin, pyesin veten pse kaluan kaq shumë kohë në pazar për të blerë të brendshme femrash…

Por shumica e femrave kanë komplekse të shumta për veten. Kile të tepërta, celulit kudo në trup e sidomos në kofshë, vithe jo të forta dhe gjini po ashtu të tillë, u sjellin atyre ndjenjë inferioriteti dhe pjesa më e madhe e tyre pohojnë se gjatë marrëdhënies kërkojnë që ti kenë dritat fikur.

Ndër 2 mijë femra që morën pjesë në studim, ka dhe të tilla që mendojnë për një tjetër teksa bëjnë seks, por ato ishin shumë të pakta. Dhe thuajse të gjitha, nuk mendojnë për person konkret që kanë në jetën e tyre, por për ndonjë personazh nga bota e kinemasë apo muzikës.

Disa të tjera, gjatë seksit ishin akoma më larg. Ato sillnin nëpër mend gjithfarë gjërash që kishin parë gjatë ditës në rrjetet sociale. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat