Rrëfehet 42 vjeçari: Gruaja nuk ndalet së foluri për kolegun e saj, kam frikë që...

Seksi

Rrëfehet 42 vjeçari: Gruaja nuk ndalet së foluri për kolegun e saj, kam frikë që...

Nga: B.S Më: 15 maj 2021 Në ora: 12:02
Ilustrim

Një burrë 42 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se gruaja e tij e përmend vazhdimisht kolegun e saj të punës, më të cilin është fiksuar, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se ai di çdo gjë për të, derisa gruaja e tij flet vetëm për të dhe atij nuk i pëlqen aspak.

Ai nuk e di nëse ata kanë nja aferë bashkë por gruaja i tregon kolegut edhe gjërat më intime të çifti.

Burri thotë se nuk e di çfarë të bëjë, pasi nëse flet keq për të ka frikë se do të duket i pasigurt para gruas.

Rrëfimi i plotë:

Nëse e dëgjoj edhe njëherë emrin Mike, unë do ta humb atë bashkë me gruan time.

Ata kanë punuar bashkë që prej një viti dhe në muajt e fundit ajo ka folur për të gjatë gjithë kohës, që nga momenti që vjen nga puna dhe derisa të shkojmë për të fjetur.

Ajo madje e përmend atë kur ne jemi duke shikuar ndonjë film apo lajmet.

Ajo e pranon se i ka treguar atij detaje personale nga jeta jonë, përfshirë faktin se unë kam qenë në depresion vitin e kaluar, gjë të cilën nuk e di as shoku im më i mirë.

Jam shumë i sigurt se ajo i tregon dhe kur ne bëjmë seks.

Unë e di librin e preferuar të Mike, moshën e tij, punën e ëndrrave, se çfarë ka ngrënë në darkë natën e kaluar dhe madje e di se sa tatuazhe ka ai.

E vetmja gjë e mirë është që ai nuk është aq i pashëm sa unë. ai është në të tridhjetat, unë jam 42 dhe gruaja ime është 39.

Nuk mendoj se ata kanë një aferë por gruaja ime është e fiksuar me të, sikur vajzat adoleshente me yjet e popit.

Jam i shqetësuar që nëse them diçka keq për të, asaj do t'i duket edhe më tërheqës dhe unë do të dukem i pasigurt.

Nuk mund ta duroj atë duke folur për të gjatë gjithë kohës.

Përgjigja e psikologes:

Sado që është mirë që ajo flet hapur për të dhe do të thotë që nuk ka asgjë për të fshehur, por kjo po e dëmton marrëdhënien tuaj.

Për shkak të shëndetit tënd mendor, ti duhet t'i thuash asaj diçka.

Ndoshta ajo nuk e kupton se sa shpesh e përmend emrin e tij.

Zgjidh një moment të qetë dhe thuaj se të pengon që e përmend aq shumë Mike dhe se kështu të bën të ndihesh në vend të dytë./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat