"Pasi bleva të brendshme 'seksi' për femrat në internet, partnerja ime më la"

Seksi

"Pasi bleva të brendshme 'seksi' për femrat në internet, partnerja ime më la"

Nga: Bota sot Më: 4 qershor 2021 Në ora: 09:27
Ilustrim

E dashura psikologe: Partneria ime më lë pasi më pa duke folur me femra të tjera në internet.

Ajo më zbuloi se unë bleva të brendshme femrash seksi në këmbim të fotografive të 'nxehta'. Ajo është 45 vjeqare dhe unë jam 49 dhe kemi dy vjet bashkë.

Unë fillova të flirtoja në internet rreth 10 vjet më parë kur isha i martuar me një grua egoiste, e cila kujdesej më shumë për karrierën e saj se sa për mua. Ajo nuk dëshironte që të zgjohej përpara orës 12, kështu që unë duhet të argëtohesha.

Zbulova disa faqe interneti për të rritur. të gjitha gratë me të cilat kisha biseduar shumë përpara, kishin vetëbesim seksual dhe kishim shumë flirtime. Biseda me to më bëri të ndihem mirë me veten time.

Kjo më bëri të kuptoj se gruaja ime nuk është e interesuar për mua, as unë nuk u kujdesva për të dhe kështu bëra kërkesë për divorc.

Unë qëndrova larg faqeve të internetit kur u takova me të dashurën time dy vjet më parë.

Pastaj izolimi na goditi dhe ne u 'sëmurëm' duke qenë me njëri tjetrin 24/7/ Biseda jonë dhe jeta seksuale u tha. Isha i dëshpëruar për të folur me dikë tjetër përveq të dashurës time, kështu që hapa përsëri llogaritë e mija.

Une bleva të brendshme femrash për gra cdo javë. Mezi prisja t'i shihja ato me te brendshmet që ua kisha blerë. Tani kam mbledhur 4 mijë paundë borxhë në kartën e kreditit.

Një natë partnerja ime hyri brenda. Ajo ishte e shqetësuar që nuk isha në gjumë pranë saj. Ajo u tmerrua kur më pa.

Tani ajo po qëndron tek miqtë dhe nuk iu përgjigjet as telefonatave dhe mesazheve të mija. Më ka marrë malli tmerrësisht.

Psikologia përgjigjet: Mungesa e interesimit të ish bashkëshortes tuaj dhe martesa juaj ka ndikuar në vetëvlerësimin tuaj.

Për tu ndjerë më mirë me veten, ju kërkoni vërtetimin nga këto gra në internet.

Tregoni të dashurës tuaj se jeni të gatshëm të ndryshoni duke mbyllur llogaritë tuaja dhe bllokuar ato faqe. Nëse ajo prapë refuzon, ka pak mundësi që të bëni, përveq se të vazhdoni përpara dhe të mësoni nga ky gabim./Bota sot

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat