Ja si ta arrini orgazmën vaginale!

Seksi

Ja si ta arrini orgazmën vaginale!

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 18:04
Ilustrim

Shumë rrallë ndodh të dëgjosh një femër të thotë se ka arritur orgazmën vetëm nga penetrimi.

Disa ekspertë thonë se 70 për qind e grave rrallë ose kurrë arrijnë në orgazëm, por burrat zënë vendin e parë për disa arsye të dukshme: (1) pornografia dhe (2) ata duan të ndjehen sikur penisi i tyre është një shufër e nxehtë seksuale që do të t’ju bëjë të flisni përçart dhe ta hidhni vibratorin tuaj në një vullkan. Dhe ndërsa ne e dimë se orgazmat klitorale vijnë nga stimulimi i klitorit, orgazma vaginale nganjëherë supozohet se është rezultat i stimulimit të pikës G, që, siç zbuluam kohët e fundit, nuk ekziston me të vërtetë. Por disa gra ende pretendojnë se janë në gjendje të kenë orgazëm thjesht vaginale!

Por, si mund të keni një orgazëm thjesht vaginale pa stimulim të pikës G?

"Të gjitha orgazmat, janë orgazma klitorale.", shpjegon psikologia klinike Brittany Bler. Shumë njerëz nuk e kuptojnë që pjesa e jashtme e klitorisit është vetëm glans, ndërsa trupi i klitorisit në tërësinë e tij shtrihet lart në vaginë përgjatë majës së murit vaginal dhe poshtë pas labies, thotë Bler. Pra, ndërsa mund të identifikoni orgazmat vaginale dhe klitorale si dy kafshë të ndryshme, burimi i kënaqësisë në të vërtetë vjen nga i njëjti vend: klitorisi. Vetëm se orgazma e brendshme është rezultat i stimulimit përgjatë këmbëve të klitorisit që nuk mund t'i shihni nga jashtë.
Por çfarë nëse doni të rritni shanset për të pasur një orgazëm vaginale përmes pjesës së brendshme të klitorisit tuaj?

Shanset tuaja për të pasur një orgazëm vaginale mund të kenë të bëjnë me anatominë, shpjegon Bler. Në varësi të faktit se sa afër klitorisi është në murin vaginal ose sa thellë hyn në trupin tuaj, dhe kjo mund të ndikojë në atë që mund të ndjeni nga nervat e fshehur të klitorisit.

Një tjetër gjë për t’u mbajtur në mend: ju tashmë mund të keni pasur orgazma vaginale, pa e ditur fare.



Sipas seksologes, Susan Kaye, nuk ka mbaresa nervore në vaginë, por që ndjenja e orgazmës vaginale vjen nga pjesa e prapme e klitorisit dhe mbaresat nervore të saj po stimulohen. Ashtu si një ajsberg është 90 për qind nën ujë, kështu është edhe klitorisi juaj. Klitorisi që mund të stimuloni dhe shihni është vetëm një pjesë e tij. Ka shumë mbaresa nervore që mbartin ndjesi në të gjithë vaginën tuaj që nuk mund t'i shihni nga vulva.

Në mënyrë që të zbuloni më mirë shanset tuaja për një orgazëm vaginale, Kaye sugjeron të përdorni një dildo, vibrator, ose gishtat tuaj.

"Duke ditur trupin, vetëm ju mund ta edukoni partnerin në atë që funksionon më mirë për ju. Bëhuni shoku më i mirë i trupit tuaj. ‘Njihuni me veten’ dhe më pas njoftoni partnerin tuaj dhe bëni bashkë një ‘udhëtim’.”,thotë Kaye.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat