Unë bëj akoma seks me ish-in, çfarë duhet të bëj?

Seksi

Unë bëj akoma seks me ish-in, çfarë duhet të bëj?

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 06:59
Ilustrim

Media britanike “The Sun” ka publikuar tek këndi i psikologes një histori nga një vajzë e cila pyet se çfarë duhet të bëjë, pasi ajo akoma bën seks me ish-të dashurin e saj.

Historia:

Une bëj akoma seks me ish-in tim, unë nuk mund ta refuzoj sepse unë ende e dua atë.

Ne kemi qenë bashkë për 4 vite. Së fundmi ishin bashkë me një parti të një shoku, dhe ne përfunduam në shtrat.

Unë jam 28 dhe ai është 29 vjeç, familja ime nuk e pëlqen atë, pasi ai më ka lënduar shumë vitet e fundit. Ai përveç meje shkon edhe me ish0të dashurat e tjera të tij, me radhë.

Ndjenjat e mia për të nuk do të ndryshojnë kurrë. E dua shumë dhe natyrisht ne nuk mund të ndalemi së bashku.

Familja më thotë që ai më sheh si një kukull, që unë vrapoj pas tij, sa herë ai ka nevojë.

Sa herë që jam me të, jam e lumtur dhe e frikësuar, të dyja në të njëjtën kohë.

Jam e hutuar për atë që duhet të bëj. Unë nuk dua ta humbas atë.

Përgjigja e psikologes:

Seksi me një ish-të dashur, është gjithmonë shumë joshës dhe i rehatshëm, për njerëzit që nuk kanë ndërmend të kthehen përsëri bashkë.

Mos mendoni se, nëse ai bën seks me ty, ai është emocionalisht i dashuruar në ty.

Familja juaj do më të mirën për ty. Ata duan të të mbrojmë ty, sepse e kanë parë sa je lënduar pas ndarjes suaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat