“Bëra seks me më shumë se 1,000 gra”/ 26-vjeçari pret të bëhet baba nga tre ish-partnere

Seksi

“Bëra seks me më shumë se 1,000 gra”/ 26-vjeçari pret të bëhet baba nga tre ish-partnere

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Një burrë rrëfen për “Dear Deidre” të “The Sun” se që në moshën 15-vjeçare ka kryer marrëdhënie seksuale me gra të ndryshme. Ai nuk e mban mend numrin e vajzave me të cilat ka fjetur, por mendon se është më shumë se një mijë.

Ndonëse është ruajtur prej vitesh që të mos bëhet baba, së fundmi tre nga vajzat me të cilat ka kryer marrëdhënie seksuale i kanë treguar se janë shtatzëna e për më tepër nuk pranojnë t’i abortojnë fëmijët.

Ja rrëfimi i plotë:

“Nevoja për seks të rastësishëm më ka futur në telashe të mëdha tre herë deri tani. Unë jam 26 vjeç dhe shkoj me gra të ndryshme që i njoh me anë të aplikacioneve për takime virtuale ose me anë të rrjeteve sociale. Unë jam 26 vjeç.

Brenda pak javësh, tre gra më kanë thënë se janë shtatzënë me fëmijën tim. Unë kam fjetur me shumë gra që kur kam humbur virgjërinë në moshën 15-vjeçare.

Pasi bëj seks me dikë, nuk ka më shanse të ndodhë për herë të dytë me të njëjtin person, prandaj kërkoj gra të tjera. Aplikacionet dhe mediat sociale e bëjnë kaq të lehtë takimin me vajza që janë të gatshme për të bërë seks.

Kam humbur numrin e grave me të cilat kam fjetur. Mendoj se është të paktën 1.000. Unë kurrë nuk i kam gënjyer për dëshirën seksuale dhe i trajtoj mirë kur jam me to. Zakonisht përdor mbrojtje. Por ndonjëherë jam shumë i dehur dhe harroj. Shumë vajza thonë se përdorin pilula. Unë jam i pastër dhe i shëndetshëm dhe kurrë nuk kam pasur infeksione.

Por tani duket se gjërat kanë ndryshuar. Unë kam folur me secilën nga tre vajzat që më kanë thënë se janë shtatzënë dhe jam vetofruar të paguaj për abortet, por të treja duan t’i mbajnë foshnjat.

Mezi i mbaj mend këto gra dhe nëse nuk do të ishte për Instagramin, nuk do t’i dija as emrat e tyre, as se si duken. Një foshnjë do të lindë për dy muaj, ndërsa të tjerët sapo kanë zbuluar se janë shtatzënë.

Unë nuk jam gati të bëhem baba dhe sigurisht jo baba i tre fëmijëve. Çfarë mund të bëj?”.

“Dear Deidre” thotë:

“Ju keni rrezikuar për vite me radhë. Mund të mos jeni gati për t’u bërë baba, por kam frikë se nëse foshnjat janë tuajat, do të jeni të detyruar ligjërisht të paguani për to, edhe nëse nuk doni t’i njihni apo të keni një lidhje me nënat e tyre.

Meqenëse të gjitha kanë bërë seks për një natë me djem të ndryshëm, do të ishte mirë t’i pyesnit për një test AND-je, për t’u siguruar që ju jeni babai. Sidoqoftë, kjo mund të bëhet vetëm pasi të lindin foshnjat.

Ju keni vënë në rrezik shëndetin tuaj dhe të partnereve. Ju lutemi vizitoni një klinikë të shëndetit seksual dhe kërkoni teste për infeksione seksualisht të transmetueshme.

Duket se mund të keni një varësi nga seksi. Ndoshta ka diçka që ju mungon në jetën tuaj për që ju shtyn drejt marrëdhënieve seksuale.

Ndoshta keni frikë nga refuzimi, prandaj kërkoni partnere të reja gjithmonë.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat