Rrëfehet 24 vjeçari: Jam në lidhje me kushëriren time, por familjet tona mund...

Seksi

Rrëfehet 24 vjeçari: Jam në lidhje me kushëriren time, por familjet tona mund...

Nga: B.S. Më: 28 shtator 2021 Në ora: 22:36
Ilustrim

Një djalë i ka dërguar një letër psikologes së revistës “The Sun, në të cilën rrëfen për lidhjen e tij të pazakontë.
Ai tregon se është i dashuruar në kushërirën e tij, dhe ajo ka të njëjtat ndjenja për të.
Ai kërkon këshilla nga psikologja që të gjejë mënyrën si t'i rrëfehen familjes së tyre për lidhjen që e kanë krijuar.

Rrëfimi i plotë:

E dashura psikologe: Unë jam i dashuruar me kushërirën time dhe jam i tmerruar pasi që  lidhja jonë mund të shkaktojë përçarje të madhe në familjet tona.

Ne jemi rritur së bashku. Për tri vite sa ishte ajo në studime, nuk jem parë asnjëherë.
Në verën e kaluar kur familja jonë u mblodh, ne të dy u shoqëruar gjithë kohen. Për një moment e gjeta vetën dua e admiruar atë. 
Ne të dy jemi 24 vjeçar.     
Gjatë kësaj kohe, u pajtuam që të takohemi disa javë më vonë. Që nga ajo kohë, u takuam vazhdimisht, pa na parë asnjë anëtar i familjes tonë.
Në njërën nga takimet tona, i vura duart rreth qafës së saj, dhe në një moment më kaploi dëshira për ta puthur.
Gjatë dy muajve, filluam të shihemi çdo dy ditë - gjithmonë në fshehtësi.
Unë tashmë kisha filluar të dashurohem në të, dhe të njëjta ndjenja i kishte edhe ajo për mua.
Gjatë kësaj kohe, ne ishim të shqetësuar për atë çfarë do të thoshin familjet tona dhe asnjëri prej nesh nuk donte ta bënte atë bisedë, nëse nuk ishim 100 për qind të sigurt se marrëdhënia jonë kishte një të ardhme.
Një ditë, ajo më dërgoi një mesazh në të cilin thoshte se kishte folur me vëllain e saj për lidhjen tonë.
Ai e kishte paralajmëruar se lidhja nuk do të funksiononte kurrë, kështu që ajo vendosi të ndahet nga unë.

Isha zemërthyer, por duhej të respektoja dëshirën e saj.

Në muajin e kaluar, ajo më kontaktoi dhe më tha se ishte munduar të më harronte, por i mungoja shumë.
Nga ajo kohë ne jemi takuar një herë, ndiheshim mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe e kaluam natën së bashku.

Por tani, jemi kthyer sërish në çështjen me “gjemba”: çfarë  do të bëjmë me familjet tona?
E ndjejë që ajo është gruaja e duhur për mua, dhe ajo ndjenë se unë jam burri i duhur për të .
Jam i brengosur që ajo do të më lë sërish.
 

Përgjigjja e psikologes: Në Britaninë e madhe nuk ka asnjë ligj që lejon lidhjet apo martesat sikurse në rastin tuaj. 
Bëhuni të sinqertë me familjaret tuaj.
Reagimet e tyre mund të jenë jo të mira nëse ju nuk tregoni për lidhjen tuaj.

Ndërkohë, ju lejojeni lidhjen tuaj që të rrjedh në mënyrë të lirë, pa presionin e të mbajturit sekret.
Disa nga familjarët tuaj mund t`iu paralajmërojnë se fëmijë që mund të keni, mund të kenë probleme shëndetësore, por kjo ka ndodhur vetëm në ato raste që kanë pasur probleme specifike gjenetike që shfaqen në disa familje.

Nëse ju vendosni dhe dëshironi të keni fëmijë, atëherë do të duhet të konsultoheni me mjekun tuaj dhe të kërkoni këshillim gjenetik në mënyrë që të shmangni çdo koment nga familja dhe miqtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat