Lëndimet seksuale më të zakonshme – si t’i trajtojmë ato

Seksi

Lëndimet seksuale më të zakonshme – si t’i trajtojmë ato

Nga: ZH.L Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 22:06
Foto ilustrim

Vetvetishmëria dhe gjallëria e seksit mund të sjellin dhe incidente të çuditshme. Ndonjëherë  nuk jemi të eksituar sa duhet dhe ndjejmë më shumë dhimbjen. Seksi nuk duhet të jetë i dhimbshëm, por ndonjëherë kur ka shumë ngazëllim, rrugës, mund të marrim ndonjë plagë. Dëmtimet më të zakonshme të cilat më erdhën në mëndje janë këto. Po i rendis këtu poshtë bashkë më metodën e trajtimit. Nëse ju vjen ndërmend diçka tjetër, shënojeni në komente.

E thithura/ Si ndodh ?

Një e thithur është plaga me e zakonshme ( e gjimnazit) e shkaktuar nga një thithje e cila ka bërë të shpërthejë enët e gjakut. Një thithje bëhet kudo, por qafa është lokacioni më i popullarizaur më shkak të hollësisë së lëkurës.

Trajtimi:

Sa më shpejtë të ndërhysh te një e thithur, aq më të mëdha janë mundësitë për shërim. Sapo vëreni një të thithur, vendosni diçka të ftohtë mbi të, për të reduktuar ënjtjen dhe skuqjen. Provoni të vendosni një lugë në frigorifer, për disa minuta, dhe më pas vendosni lugën e ftohur mbi të thithurën tuaj. Aplikoni xhel Aloe Vera, që me vetitë e tij inflamatore të zbusë skuqjen dhe ënjtjen. Ka disa teori që këshillojnë fërkimin e plagës që të shpërndahet gjaku por ajo nuk është e këshillueshme. Më e mira është të krijojmë presion të fortë dhe të qëndrueshëm për të ngadalësuar rrjedhjen e gjakut dhe për të zvogëluar madhësinë e plagës.

Dhimbje  vaginale / si ndodh ?

Është një nga nga dëmtimet më të përhapura që shkaktohen nga një faktor:  thatësia vaginale. Pa lubrifikimin e nevojshëm ( natyral ose jo) fërkimi gjatë penetrimit mund të irritojë lëkurën e ndjeshme rreth vulvës.

Trajtimi

Irritimi shërohet me kalimin e kohës ( vagina është një organ magjik, vetëshëruese dhe vetëlubrifiukuese), por ju duhet të ndaloni për të kuptuar se cili veprim e shkaktoi këtë. Për të trajtuar një vaginë të irrituar, përdorni kompresa të ftohta dhe të ngrohta. Nëse keni vaskë në shtëpi është e rëndësishme që mos bëni banjo me locione me parfum ose kimikate të ndryshme.

Duhet kujdes dhe duhen evituar të gjitha produktet që përmbajnë kimikate , kjo sepse mund të agravojnë gërvishtjet apo plagën. Kompresat me ujë të ftohtë, ose me disa kuba me akull të mbështjella më një pecetë apo napë, janë gjithashtu një ndihmë e madhe. Mos vendos akull direkte në vaginë dhe përdor mbathje pambuku që lejojnë që vagina të marrë frymë. Në të ardhme, për të evituar gërvishtje, duhet patjetër të përdorni lubrifikim, lubrifikim, lubrifikim, para se të kaloni tek akti i fortë dhe i fuqishëm nëse është kjo ajo që pëlqeni.

Plagë/ gërvishtje anale ose vaginale / Si ndodh ?

Nje tjëtër pasojë e mungesës së lubrifikimit është ndonjë plagë në vaginë ose në anus. Mungesa e lubrifikimit sjelle fërkim, friksion dhe shkakton plagë të tilla. Këto gërvishtje apo plagë jo vetëm që janë të dhimbshme, por mund të jenë dhe burim infeksionesh, sidomos në anus. Shumica e gërvishtjeve janë të vogla dhe shërohen vetë, por nëse ke ndonjë më të madhe që vazhdon e krijon gjakderdhje, duhet një ndërhyrje mjekësore.

Trajtimi 

Mbas seksit mund të vendosësh pak lubrifikant për të zbutur lëkurën. Sigurohu që lubrifikanti mos të ketë përbërje alkoli ose silikoni për të mos irrituar më shumë situatën.  Për të parandaluar problemin, sigurohu që të jesh i lubrifikuar dhe sigurohu që gishtat dhe thonjt e partnerit të jenë të pastër dhe të shkurtër.

Ngërce muskulare / Si ndodh ?

Si në çdo aktivitet tjetër,  është e mundshme të marrim ngërçe muskulare dhe gjatë seksit.  Kofshët dhe pulpat janë më të prirura për ngërçe, por dhimbja e muskujve ka të bëjë më shumë më pozicionin në të cilin ndodhesh.

Trajtimi 

Ngërçet muskulare, shërohen me kalimin e kohës, megjithatë një ndihmë shumë e mirë mund të jenë kompresat e ftohta të cilat eliminojnë inflamacionin. Për të vazhduar më pas me kompresa të ngrohta për të qetësuar muskujt. Nëse të gjitha nga këto nuk janë ndihmë, atëherë mund të marrësh dhe ndonjë bar (si ibuprofen )kundër dhimbjes. Për të evituar ngërçet muskulare është e rëndësishme të ndërrojmë pozicion dhe të bëjmë disa pauza. Në këtë manyrë trupi ynë nuk do të qëndrojë në të njëjtin pozicion për shumë kohë. Nëse nuk ke mundësi të bësh streçing para takimit të rëndësishëm, është mirë që të përfshini pak yoga ose aktivitet fizik në rutinën tuaj.

Irritimi i lëkurës/ Si ndodh ?

Të gjitha levizjet që bëjmë gjatë një akti seksual mund të sjellin fërkim dhe irritim. Irritimet e lekurës shkaktohen nga friksioni apo me diçka me sipërfaqe të ashpër. Kjo mund të shkaktojë shenjë, skuqjë, apo dëmtime. Irritimi apo acarimi ndodh dhe në buzët e vaginës, klitoris, sidomos nëse partneri yt ka qime të forta ose të sapo shkurtuara.

Trajtimi

Pastro pjesën e irrituar më ujë të ftohët dhe locion antibakterial dhe më pas mbuloje me ndonjë napë që të evitosh infeksione. Nëse ke ndodnjë të prerje, pastroje më ndonjë locion anstispetik dhe me pas lyeje me ndonje krem antibakterial. Për të evituar gërvishtje apo irritime përpara aktivitetit vendos një peshqir apo çarçaf më të butë. Përdor shumë lubrifikim që mos ndjesh dhimbje për shkak të mjekrës apo qimeve të trupit.

Reaksion nga alergjia/ si ndodh ? 

Disa persona janë sensitivë apo kanë alergji lateksin, ose përbërës të tjerë kimikë që mund të. përmbajë  lubrifikanti. Kjo mund të krijojë një irritim apo skuqje të lëkurës.

Trajtimi 

Reaksioni nga ndonjë alergji zakonisht shërohet vetë, por ndërkohë që pret mund të vendosësh pak akull, jashtë mbathjeve, me intervale kohore prej 10-15 min. Kontrollohu te mjeku për të konfirmuar nëse ke alergji apo intolerancë ndaj lateksit apo substancave të tjera. Nëse PO, evito këto në të ardhme dhe mundohu të gjësh alternativa të përshtatshme për ty.

Dëmtim në qafën e mitrës/ si ndodh ? 

Si fillim, qafa e mitrës është hapësira midis mitrës dhe kanalit vaginal. Është hapësira që ndan fetusin nga penisi, gjatë një akti seksual. Nëse  NUK je duke marrë pilulën, atëherë qafa e mitrës lëviz gjatë ciklit menstrual. Kur jeni duke ovuluar ( koha më pjellore), qafa e mitrës është më e butë dhe e vendosur lartë në kanalin vaginal. Në pjesën tjetër të periodave qafa e mitrës është e fortë dhe dhe më poshtë në kanalin vaginal, dhe gjatë gjakderdhjeve. Edhe nëse je duke marrë pilulën, atëherë kanali i vaginës do të rritet në varësi të eksitimit.

Pra. Sikurse rritet penisi, rritet dhe vagina. Pra nëse nuk je i eksituar dhe ke marrëdhënie seksuale, qafa e mitrës do te jëtë me e ulët. Ndërsa nëse je eksituar dhe lubrifikuar vagina do të jetë më e gjatë. Kjo do të thotë që do të ketë më shumë hapësirë për penetrim. Sikurse pra ka madhësi të ndryshme penisi, ka madhësi të ndryshme vagine. Me pak fjalë, mund të keni kanal vaginal të gjatë apo të shkurtër.

Duke u rikthyer te dëmtimi i qafës së mitrës, si rrjedhojë, nëse qafa e mitrës është e ulët,  është  dhe me e lehtë që të dëmtohet. Pra, kujdes nëse shkon në shtrat më dikë me madhësi përtej mesatares dhe përdor forcë . Nëse nuk je mjaftueshëm e eksituar ose je pranë menstruacioneve atëherë mund të ndodhin dëmtime në qafën e mitrës.

Trajtimi 

Dëmtimet e qafës së mitrës shërohen vetë, por nësë dhimbja apo gjakderdhja vazhdojnë është e rëndësishme kontrolli  me një mjek. Ndërkohë mund të zvogëloni inflamacionin me banjo të ngrohtë ose ndonjë bar kundër dhimbjes si ibuprofen. Nëse je e prirur ndaj dëmtimeve të tilla sigurohu që të marrësh parasysh ckilin, dhe pozicionet e dashurisë. Sigurohu që të jesh eksituar mjaftueshëm para penetrimit, dhe evito pozicionet si doggy style ose mbrapç, me këmbë lartë, ose ku penetrimi është më i thellë.  Prefero qëndrimin lart që tue lejon të kontrolosh  lëvizjet, ose  pozicionin lugë. Gjithashtu kontrollo ciklin, për të kuptuar se kur qafa e mitrës është në pikën më të lartë ( zakonisht 12- 14 ditë mbas fillimit të menstruacioneve).

Dëmtim në piercing/ si ndodh ? 

Përsëri dhe këtu vlen e njëjta gjë. Të gjitha lëvizjet, ndoshta pak të forta, gjatë seksit mund të jenë të rrezikshme sidomos nëse ke piercing në vesh ose vënde të tjera më delikate. Nëse piercing kapet në ndonjë vend ai mund të lëvizë, ose të rrezikojë të shkëputet.

Trajtimi

Zakonisht dëmtimet në piercing ndodhin gjatë fazës fillestare, kur sapo e ke shpuar dhe ende po formohet kanali i vathit. Në këtë rast duhen ndjekur instruksionet e profesionistit sidomos nëse ke piercing në organe gjenitale. Nëse një piercing të dhemb ose të krijon bezdi, ndal atë që je duke bërë dhe dizinfekto zonën me locion antibakterial. Skuqjet e vogla zakonisht shërohen vetvetiu. Nëse dëmtimi apo skuqja është më e madhe dhë shoqërohet me dhimbje atëherë duhet të kontaktosh nje mjek apo një specialist. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat