Edukata seksuale ne Islam - Bota Sot
Edukata seksuale ne Islam

Seksi

Edukata seksuale ne Islam

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 17:45
Edukata seksuale ne Islam

Falenderimet më të sinqerta i përkasin Zotit të madhëruar, paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi profetit Muhamed a.s, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij.

Në këtë temë, do të fokusohemi mbi një çështje tejet të rëndësishme që i përket edukimit të fëmijëve, madje edhe edukimit të secilit prej nesh. Në këtë temë, do të flasim mbi kulturën dhe edukatën seksuale.

Unë jam i ndërgjegjshëm që një dosje e tillë, zakonisht rrethohet nga barriera të kuqe dhe vetëm rrallë herë ajo hapet nga mediat vizive dhe të shkruara.

Mendoj se kjo ndodh për shkak të edukatës që kemi marrë që në vegjëli, edukatë të cilën disa e etiketojnë si kultura e turpit. Gjë e cila të bën të kuptosh që çështjet seksuale nuk ka përse të hapen dhe të diskutohen në publik.

Por, në kohën që jetojmë, me zhvillimin teknologjik dhe përhapjen e mjeteve të telekomunikacionit, një çështje e tillë ka marrë përmasa të frikshme.

Duke qenë përballë një realiteti të tillë, ne menduam që t’a hapim një dosje të tillë dhe t’a shtjellojmë nën hijen e parimeve fetare dhe morale.

Fragment i shkeputur:

"Një herë, po debatoja me një perëndimor, i cili e kritikonte islamin në disa çështje. Gjatë debatit, unë e pyeta:”Cila është ajo gjë e cila e dallon kulturën perëndimore nga islami?”

Ai u përgjigj:”Është kultura dhe edukata seksuale. Ne e kemi ngritur në këmbë atë, e kemi forcuar dhe kemi krijuar një literaturë të bollshme që e shtjellon në detaje.”

Unë i thashë:”Ti ke të drejtë mbi këtë, por a e din se islami i ka shtjelluar çështjet që kanë të bëjnë me seksin, më shumë se ç’i keni shtjelluar ju në perëndim?”

Ai më tha:”Kjo është e pabesueshme.”

Unë i thashë:”Dakort, atëherë më thuaj cili është koncepti i seksit sipas teje?”

Fillimisht ai heshti dhe kur unë i kërkova sërish të ma përkufizonte seksin, me qëllim që të jemi më të qartë mbi konceptin që ka secili mbi seksin, ai tha:”Me fjalën seks, unë kuptoj aktin seksual.”

Unë i thashë:”Kurse në islam, përkufizimi i seksit është shumë më gjithëpërfshirës. Ti e koncepton dhe përkufizon seksin, vetëm në aktin seksual dhe penetrimin, duke përjashtuar përkëdheljet para dhe pas penetrimit.”

Vetë profeti Muhamed a.s na këshillon dhe mëson si të kemi marrëdhënie seksuale sa më romantike. I gjithë kontakti seksual, përbëhet nga hyrja, thelbi dhe përfundimi. Ndërkohë që në perëndim njihet vetëm kontakti seksual, penetrimi."

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...