Ndikimi i ushqimit në luftimin e stresit

Shëndetësia

Ndikimi i ushqimit në luftimin e stresit

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

Për shumicën e njerëzve, stresi është bërë pjesë e përditshmërisë. Për ta luftuar atë nevojitet mund, mirëpo së pari duhet të dini çka ndikon dhe si ndikon në shfaqjen e stresit, e pastaj edhe luftimin e tij.

Ndër këshillat më të rëndësishme në luftimin e stresit është ushqimi i shëndetshëm dhe konsumimi i ujit. Ajo çfarë hani ndikon në disponimin tuaj.

Ushqimet e pashëndetshme ju bëjnë më të lodhur dhe më të paaftë për t’u ballafaquar me stresin, prandaj mundohuni t’i përmbaheni dietave që kanë sasi të larta të fibrave, që janë të pasura me karbohidrate, pemë dhe perime. Gjithashtu mundohuni t’i shmangni sasitë e larta të yndyrës, kafeinës dhe sheqerit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat