Përkëdhelja me delikatesë e bebeve qetësues natyral

Shëndetësia

Përkëdhelja me delikatesë e bebeve qetësues natyral

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Të përkëdhelësh me delikatesë një fëmijë është një qetësues natyral, në gjendje të reduktojë në aktivitetin e trurit të vogël lidhur me përvojat e dhimbshme, sipas një studimi të botuar në revistën shkencore ”Biologjia aktuale”.

Gjatë qëndrimit në spital, fëmijët i nënshtrohen shumë procedurave mjekësore, në disa raste të dhimbshme, por kërkimet në këtë fushë mungojnë.

Në këtë rast, studiuesit në Universitetin e Oksfordit dhe universitetin ”John Moores”, në Liverpul, studiuan aftësinë qetësuese të të përkëdhelurit  duke monitoruar aktivitetin e trurit të 32 fëmijëve.

Gjysma e vogëlushëve u prek me një furçë të butë gjatë eksperimentit dhe ky grup tregoi 40% më pak aktivitete dhimbjeje në tru se sa grupi tjetër.

“Prekja duket se ka potencial qetësues pa rrezikun e efekteve anësore”, komenton Rebeccah Slater, autori kryesor i studimit.

Studimi gjithashtu gjeti se shpejtësia optimale për lehtësimin e dhimbjeve ishte rreth 3,0 centimetra për sekondë.

Në fakt, kjo shpejtësi aktivizon një klasë të neuroneve shqisore në lëkurë të quajtur ”afferents C-tattile”, të cilat më parë kanë treguar se reduktojnë dhimbjen tek të rriturit.

“Prindërit, i mbushin fëmijët e tyre në mënyrë intuitive në këtë shpejtësi optimale. Kur ne mund ta kuptojmë më mirë bazën neurobiologjike të teknikave të tilla si masazhi i fëmijëve, ne mund të përmirësojmë këshillat që u japim prindërve’’, shtoi Slater.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat