Si duhet të bëni vetekzaminimin e gjirit?

Shëndetësia

Si duhet të bëni vetekzaminimin e gjirit?

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Vetëkontrolli i gjirit mund të bëhet nga çdo femër për të dalluar ndryshimet në pamje, në ndjeshmëri, në fortësi të gjinjve, apo rrjedhjet “e çuditshme” të sekrecioneve nga thitha e gjirit.

Periudha më e mirë e vetekzaminimit është menjëherë pas kalimit të menstruacioneve, ose gjatë larjeve, kur gjiri është më i butë dhe kontrolli është më i lehtë, ekzistojnë tri mënyra për këtë vetekzaminim:

Vetekzaminimi përpara pasqyrës që kërkon një sy të mprehtë nga çdo femër për të dalluar ndryshimet midis dy gjinjve të saj.

Vetekzaminimi gjatë larjes, në të cilën lëkura e lagur dhe rrëshqitja e lehtë e gishtërinjve mund të dallojnë ndryshimet në të dy gjinjtë

Vetekzaminimi shtrirë ku vihen në dukje ndryshimet lidhur me fortësinë dhe ndjeshmërinë e gjirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat