Qëndrimi para ekranit mund t’ju shkaktojë më shumë probleme se sa mendoni

Shëndetësia

Qëndrimi para ekranit mund t’ju shkaktojë më shumë probleme se sa mendoni

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 16:15
Foto

Kompjuterët janë bërë të domosdoshëm për shumicën e njerëzve, por ata janë duke shkaktuar epidemi të një gjendjeje mjekësore me shumë dhimbje për shumicën e punëtorëve të zyrave. 

Pavarësisht a është ekran i telefonit, tabletit apo laptopit, është duke u bërë gjithnjë e më e zakonshme për të parë njerëzit të “ngjitur” me ndonjë ekran.

Kompjuterët dhe pajisjet tjera elektronike me ekrane kanë zënë një vend të rëndësishëm në jetën reale, derisa shumë njerëz pa ndihmën e tyre e kanë të pamundur që të punojnë.

Por qëndrimi për shumë kohë para ndonjë ekrani, pavarësisht sa është e nevojshme, mund të jetë shumë e dëmshme. 

Punëtorët e zyrave janë duke vuajtur nga probleme “epidemike”, si rrjedhojë e fiksimit në ekrane gjatë gjithë ditës.

Spitali i syve “Moorfield”, ka pranuar një numër të madh të punëtorëve të zyrave që kërkojnë ndihmë nga dhembjet dhe skuqjet të shkaktuara nga orët e shumta të përdorimit të kompjuterit.

Sipas “Evening Standard”, shumica e pacientëve janë ankuar për, thatësi, skuqje, dhe ënjtje.

Dhe qa është më e keqja, sipas Danil Ezra, që është konsulent okulist dhe specialist i syve në spitalin “Moorfields” thotë: “Disa njerëz vazhdojnë që të shkojnë në punë pavarësisht se kanë probleme me sytë e tyre”.

Blefariti, është një gjendje ku skajet e qepallave bëhen të kuqe dhe të fryra. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat