Ja si krijohen sëmundjet më të këqija

Shëndetësia

Ja si krijohen sëmundjet më të këqija

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

Çdo sëmundje është e lidhur me një emocion të veçantë që kemi në vete. Kjo nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për zemërim, shqetësim apo emocione të tjera negative.

Nëse vëreni një nga këto simptomat te vetvetja, punoni në zgjidhjen e këtyre ndjenjave, pasi ato shkaktojnë sëmundje serioze.

Dëshira me vetëdije për të vdekur po ashtu mund të shkaktojë sëmundje - ndonjëherë ndodh që në një situatë të caktuar të reagojmë kështu sikur dëshirojmë të mos jemi më, pasi nuk jemi në gjendje të përballemi me  problemet e jetës dhe pranimin e leksioneve. Një mendim i tillë ruhet automatikisht në tru.

Mendja është shumë ‘ngjitëse’ dhe duhet pasur kujdes me mendime negative. Ekziston një zakon që vazhdimisht ‘rrotullojmë” një mendim në kokë, pasi nuk mund ta heqim edhe pse na pengon. Sëmundja gjithmonë sulmon pjesën më të dobëta të trupit, përkatësisht atje ku grumbullohen emocionet negative, pavarësisht dëshirës sonë për t'i bllokuar, fshehur dhe harruar ato.

Shikimi nuk dobësohet për shkak të moshës, por për shkak të disa gjërave të dukshme që ne nuk duam t’i shohim dhe në mënyrë të pavetëdijshme dobësojmë dhe bllokojmë shikimin tonë, duke ikur nga realiteti.

Kur shtrembërojnë të vërtetën në një situatë që nuk na shkon përshtati, shikimi i brendshëm do të jetë i paqartë, dhe rezultati do të jetë humbja e shikimit të jashtëm.

Zemra sëmuret nga emocionet e bllokuara, të cilat nuk i kemi shfaqur për shkak të frikës, mëlçia mbledh zemërimin, ndërsa stomaku përmbajtjen e papërpunuar, diçka që ne nuk kemi mund “ta përtypim”, me diçka që nuk jemi pajtuar, dhe si rezultat kemi gastrit ose ulcerë.

Kur e ‘shpërblejmë” veten me ulcerë në stomak, kemi ardhur në pikën që ne duhet të zgjedhim dietën, e cila në fakt paraqet nevojën për kontroll dhe përzgjedhje në nivelin emocional. Gjëndra tiroide është e mbushur me fjalë të pashprehura që gëlltitin dëmin e vet, në përgjithësi, çrregullimi i saj paraqet një problem të komunikimit dhe shprehjes verbale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat