Të mirat shëndetësore të hithrave

Shëndetësia

Të mirat shëndetësore të hithrave

Më: 7 janar 2019 Në ora: 06:56
Foto ilustrim

Hithra, një ndër bimët medicinale që është përdorur ndër shekuj, vazhdon edhe sot të njihet për vetitë e saj kuruese.

Ndonëse shumë mund ta konsiderojnë si një bar të keq që rritet vend e pa vend, gjyshet gjithmonë kanë gatuar byrekët më të shijshëm më hithra e lakra të egra, e kanë krijuar jo pak ilaçe popullore.

Ajo cilësohet si mbretëresha e bimëve kuruese. Por në cilat raste të shqetësimeve mund të përdorim hithrën?

Efektet stimuluese të hithrës ndihmojnë për prodhimin e qumështit dhe rritjen e energjisë pas lindjes.

Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokëve. Hithra gjithashtu rekomandohet dhe për flokët e yndyrshëm.

Hithra është forcues natyror i testosteronit, i cili ndihmon ne rritjen e vitalitet tek meshkujt.

Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edhe në rastet e diarresë. Përdorimi i çajit të hithrës bën që diarreja të kalojë shpejt dhe lehtë.

Hithra hidraton lëkurat e thata. Zieni disa gjethe hidhra dhe bëni kompresa me ujin e ftohur pasi hithra ka lëshuar “vetitë” e saj çudibërëse. Ajo që duhet të bëni është thjesht të zieni hidhrat në ujë të valuar e të pini këtë të fundit. Megjithatë në rastet kur merrni medikamente të caktuara, si për shembull diabetin duhet të konsultoheni me mjekun për të mësuar efektet anësore të padëshirueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat