Të mirat që trupi përfiton nga uji

Shëndetësia

Të mirat që trupi përfiton nga uji

Më: 11 janar 2019 Në ora: 09:24
Ilustrim

Ndikimi i ujit në shëndetin e njeriut është tejet pozitiv sepse mundëson qarkullimin e duhur të vlerave ushqyese në trup.

U sjellim disa nga rolet e mrekullueshme të ujit:

Mund të ju ndihmojë të humbni peshë

Uji ka “magjinë” për t’ua hequr disa kilogramë nga trupi. Duke qëndruar të hidratuar, trupi ndjen më pak nevojë për ushqime.

Përmirëson lëkurën dhe shkëlqen atë

Nëse pini ujë sapo të zgjoheni, kjo do ta bëjë lëkurën tuaj më të ndritshme dhe më të shëndetshme. Po ashtu ndikon që lëkura ta kryejë rolin rregullues të temperaturës së trupit.

Poashtu kujtojmë se nëse pini ujë menjëherë sapo të zgjoheni, është një mënyrë e mirë për të pastruar sistemin e organizmit. Kështu ju largoni mbetjet dhe toksinat nga trupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat