Konsumoni 2 kivi në ditë, kjo është ajo që do të ndodhë me trupin tuaj

Shëndetësia

Konsumoni 2 kivi në ditë, kjo është ajo që do të ndodhë me trupin tuaj

Më: 11 janar 2019 Në ora: 10:39
Ilustrim

Të konsumosh dy kivi në ditë është me rëndësi për të mbajtur larg disa sëmundje që mund të jenë kërcënuese për jetën tonë. Kivi është konsideruar si një nga holluesit më të efektshëm të gjakut, duke reduktuar formimin e triglicerideve dhe promovimin e qarkullimit.

E gjithë kjo barazohet me një zemër të shëndetshme. Një studim i kryer nga Departamenti i Ushqimit në Universitetin e Oslos, Norvegji, zbuloi se kivi mund të jetë i dobishëm për sëmundjet kardiovaskulare. Hulumtuesit kanë dalë në përfundimin se “konsumimi i dy ose tri frutave kivi në ditë për 28 ditë mban larg sëmundjet e zemrës.

Po ashtu, ky frut përmban një dozë të rëndë të vitaminës C, që vepron si një antioksidant i fuqishëm dhe që forcon sistemin imunitar në mënyrë që trupi juaj të mund të luftojë sëmundjet. Në fakt, kivit përmbajnë pothuajse dy herë më shumë vitamina C në raport me portokallet e freskëta, të cilat shpesh shpalosen si një burim i lartë i vitaminës C.

Kivi gjithashtu përmban acid folik, i cili prodhon qeliza të kuqe dhe të bardha të gjakut dhe antitrupa që mbrojnë trupin nga infeksionet. Aktivizimi i enzimave që përmban kivi përmirësojnë nivelet metabolike dhe ju ndihmojnë që të ndiheni energjikë. Po ashtu, kivi ju ndihmon që të bëni një gjumë të rehatshëm. Studimet kanë treguar se konsumimi i tyre përpara gjumit ju bëni të flini më gjatë.

Nëse keni probleme me gjumin për shkak të astmës, kivi mund ta përmirësojë atë gjithashtu. Shkencëtarët në Universitetin Kombëtar të Seulit në Korenë e Jugut zbuluan se enzima e fuqishme e kivit, actinidin, zvogëlon simptomat astmatike, duke reduktuar qelizat e bardha të gjakut (të cilat janë të përfshira në sasi të tepërta në pacientët e astmës dhe alergjisë). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat