Alzajmeri mund të diagnostikohet 10 vite përpara. Ja se si

Shëndetësia

Alzajmeri mund të diagnostikohet 10 vite përpara. Ja se si

Më: 22 janar 2019 Në ora: 15:30
Ilustrim

Ndryshimet e nivelit të një proteine në gjak mund të ndihmojnë në dallimin e dëmtimit të trurit 10 vjet përpara se të zhvillohen simptomat e Alzajmerit.

Megjithëse nuk ka ilaç për të ndaluar avancimin e Alzajmerit ose për ta kuruar atë, kërkuesit shkencorë gjermanë thonë se përfundimet e tyre mund të përdoren nga doktorët për t’i dalë përpara simptomave të sëmundjes.

Gjithashtu, ata thonë se matja e nivelit të kësaj proteine në gjak është një mënyrë e mirë për të testuar nëse ilaçet e reja të Alzajmerit bëjnë punë.

“Ne e dimë që Alzajmeri nis në tru 10 ose 20 vjet përpara se të nisin simptomat e tij. Dimë edhe që terapia, që të jetë e suksesshme, duhet të nisë minimumi 10 vjet përpara. Analiza e gjakut do i lejojë shkencëtarët që të testojnë ilaçet e reja nëse po japin efekt ose jo”, tha profesori Mathias Jucker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat