Këshilla shëndetësore për të qenë gjithherë në formë

Shëndetësia

Këshilla shëndetësore për të qenë gjithherë në formë

Më: 23 janar 2019 Në ora: 16:02
Ilustrim

Ushtrimet. Mësoni të bëni stërvitje shtrënguese kur të zgjoheni. Kjo nxit qarkullimin dhe tretjen dhe lehtëson dhimbjen e shpinës.

Mos e menjanoni mëngjesin. Studimet tregojnë se të hahet një mëngjes i duhur është një nga gjërat më pozitive që mund të bëni nëse përpiqeni të humbni peshë. Një mëngjes i ekuilibruar përfshin fruta të freskëta ose lëng frutash, drithëra të mëngjesit me fibra të lartë, qumësht me pak yndyrë ose kos dhe një vezë të zier.

Pastroni dhëmbët me kujdes. Shumë njerëz nuk dinë si të pastrojnë dhëmbët siç duhet. Furça e papërshtatshme mund të shkaktojë shumë dëme në dhëmbë dhe në mishrat e dhëmbëve. Vizitoni vazhdimisht dentistin dhe kujdesuni me delikatese per dhembet tuaj.

Merrni dhe jepni tek të tjerët. Komunikimi me njerëz dhe kujdesi ndaj tyre, si dhe i juaji ndaj tyre iu kthen disponimin dhe bënë që mendja juaj të fuksionojë më mirë.

Mos pini duhan. Mos pini duhan dhe nëse pini duhan tashmë, bëjeni gjithçka që keni në dorë për të lënë. Përveç rreziqeve të njohura të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit, kirurgët ortopedë kanë zbuluar se pirja e duhanit përshpejton humbjen e dendësisë së eshtrave dhe shtrëngon rrjedhjen e gjakut.

Nëse keni probleme me astmen kujdesuni të shkoni në organizime të grupërve që kanë të njejtin problem. Aty do të mësoni shumë se si të kujdeseni çdo ditë për veten.

Qesh dhe qaj. Të ndjehesh mirë dhe të qeshësh iu bënë mirë. Pra, është edhe qeshura, e cila është treguar për të ndihmuar në shërimin e tuaj.Studimet në Japoni tregojnë se qeshja rrit sistemin imunitar dhe ndihmon trupin të shkundë reaksionet alergjike. Mirpo edhe të qarit është e shëndetshme sepse kështu mund të largosh ato që të mundojnë nga vetja.

Njerëzit e fortë kërkojnë ndihmë. Kërkoni ndihmë, është një shenjë e forcës kur kërkoni ndihmë dhe njerëzit do t'ju respektojnë për të. Nëse problemet ndahen me të tjerët është shumë më e lehtë të tejkalohen.

Mos bëni dush shumë të nxehtë. Banje ose larjen në ujë që është shumë i nxehtë do të thajë lëkurën tuaj dhe do të bëjë që ajo të plaket para kohe. Uji i ngrohtë është shumë më i mire se ai shumë i nxehtë. Veç kësaj një dush i nxëhtë do tu shkaktojë ndenjë lodhje.

Gjum i mirë. Një gjum i mirë është mëse i nevojshëm për një ditë të mbarë dhe më pak stresuese. – shkruan Health24

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat